• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRBALLJA NË GJKKO/ Veliaj: Berisha është kokrra e frikacakut dhe burrecit, s’duhet t’i hapim më rrugë ‘të marrit’
Home
Politikë

PËRBALLJA NË GJKKO/ Veliaj: Berisha është kokrra e frikacakut dhe burrecit, s’duhet t’i hapim më rrugë ‘të marrit’

8 May, 2023 s.autor Politikë

“Frikacak dhe si burracak që refuzoi të paraqitet në gjykatë”. Kështu e cilësoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës drejtuesin e Foltores Sali Berisha. Në një intervistë për Report tv, Veliaj komentoi dhe kallëzimin e tij për shpifje ndaj Sali Berishës dhe seancën e sotme në gjykatë.

“Ka kaq kohë që thotë: të ftoj në debat, jo po Irani, garda revolucionuare, përralla me mret nga këto teoritë e konspiracionit. Sot vajta në gjykatë. Sot e dinë të gjithë që Berisha është kokrra e frikacakut, një burrec që nuk ka as pikë kurajo të përballet në debat. Mënyra më e mirë për t’u përballur në debat është: “Eja në gjykatë dhe na vërteto të gjitha këto mashtrime”.

Po kjo historia që ti futesh te çdo krevat, në çdo vrimë çelësi, poshtë çdo fustani, merresh me familjet e të gjithëve ndërkohë që je familja më problematike në vend, ke një djalë që hodhi në erë 26 veta, një fshat të tërë, si kryeministër urdhërove vrasjen e njerëzve, si kryeministër ose president urdhërove avionët të shkonin në Vlorë.

Një njeri që i ka bërë shumë të këqija këtij vendi, por që deri tani ka ecur me idenë “hë më se këto do më tolerojnë se unë jam njeri i madh”. Jo përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Sot kishte shansin të përballet në debat.

Si frikacak dhe si burracak refuzoi të vijë. Gjyqtari për mendimi mori një vendim të drejtë dhe tha: “Kush është ky që i bën karshillëk gjykatës? Të merret me polici dhe të vijë në datën 19 Maj. Ndryshe do shpallet fajtor””, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kallëzimi për shpifje ndaj Berishës, është dhe një mënyrë për të vendosur një standard dhe për të inkurajuar të tjerët që të bëjnë beteja publike.

“Fakti që në datë 19 Maj do të shkoj përsëri aty është për të dhënë një shembull që në një Shqipëri që duam ta ndërtojmë, ti nuk mund të vësh përpara këtë lloj modeli. Mund të vijë një tsunami balte dhe lluce dhe intimidohet çdo njeri të marrë një angazhim sepse të sulmon dhe të bullizon Sali Berisha. Ka shumë njerëz që më thonë jo po është plak.

Jo po është i marrë, jo po është rrjedhur, jo po e pe në stadium vetëm. Nëse e ka çështje të shëndetit mendor njeriu vjen me certifikatë dhe thotë kam probleme dhe prandaj gënjej, pra kam patologji. Kjo historia që duhet t’i hapim rrugë të marrit duhet të mbarojë.

Unë besoj se më shumë se i marrë ai është i ligë. Duke vendosur këtë standard inkurajohen dhe të tjerë që të bëjnë beteja publike”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Oligarku rus del kundër Putinit: Ky nuk është operacion ushtarak, por pushtim...
Previous article DETAJET/ Vrau vajzën 16 vjeçe dhe plagosi gruan, ja si i shpëtoi babait të tij 5-vjeçari në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT