• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRBALLJA ME VETINGUN/ Çfarë rri pas RIVLERËSIMIT të Zaganjorit. Kreu i Gjykatës së Lartë në hetim më të thellë
Home
Aktualitet
Drejtësi

PËRBALLJA ME VETINGUN/ Çfarë rri pas RIVLERËSIMIT të Zaganjorit. Kreu i Gjykatës së Lartë në hetim më të thellë

20 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ngriti sot dyshime mbi pasuritë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në seancën dëgjmore në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Ndërsa Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të pasurive të zyrtarëve të Lartë, nuk kishte konstatuar asnjë parregullsi në deklarimet e zotit Zaganjori, Komisioni, në të kundërt, foli për një seri problemesh që sipas tij kishte gjetur falë një hetimi të thelluar.

Sipas relacionit të lexuar gjatë seancës, kryetari i Gjykatës së Lartë rezulton të ketë bërë deklarata të pasakta, të pamjaftueshme dhe fiktive si dhe kishte mungesë të burimeve financiare, lidhur me një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan. Të gjitha në një godinë të vetme, që sipas zotit Zaganjori nuk janë blerë, por janë ndërtuar në një truall të trashëguar nga familja e bashkëshortes.

Ndaj tij megjithatë, Komisioni ngriti pretendimin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit për qeratë e perfituara, apo dhe se kishte mospërputhje për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, të deklaruara më të ulta se sa kishin rezultuar nga verifikimet e bëra nga vetë Komisioni.

Zoti Zaganjori, i cili përvec të ardhurave nga pagat mujore dhe qeratë, ka deklaruar dhe përfitime të larta financiare nga puna pranë një instituti në Gjermani, deklaroi se i kishte ofruar komisionit afër 40 faqe me shpjegime dhe dokumenta, për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë procesit, duke kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë.

Deri më tani, tre prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli, janë rrëzuar gatë procesit të rivlerësimit. Për një tjetër anëtar, Edmond Islamajn, i cili u deklarua i pastër nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioneri publik ka bërë ankim në Kolegjin e Apelit duke pretenduar se hetimi ndaj tij ka qenë i mangët.

Gjykata e Lartë ka 19 anëtarë. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, përplasjet mes shumicës socialiste bën të pamundur zëvendësimet e anëtarëve mandati të cilëve kishte përfunduar.

Ndonëse ligji parashikon që ata mund të qëndrojnë në detyrë, deri në momentin e zëvendësimit, disa prej tyre preferuan të mos e ushtronin këtë të drejtë. Reforma në Drejtësi e cila hyri në fuqi në vitin 2016, bllokoi emërimet, për shkak se ato duhet të kalojnë përmes institucioneve të reja të parashikuara prej saj.

Deri para pak ditëve, Gjykata e Lartë funksionte me vetëm 9 anëtarë. Pas rrëzimit të tre anëtarëve në procesin e rivelrësimit, ajo ka mbetur me vetëm 6 gjyqtarë, ndërkohë që numri çështjeve që presin shqyrtimin është afër 26 mijë, dhe një jesë e tyre i përkasin vitit 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK GODITI ASNJËHERË PORTËN/ Giroud rrëfen talljet dhe xhelozinë që i shkaktonte Ozil
Previous article Ricciardo penalizohet me 20 pozicione, do ta nisë garën nga vendi i fundit

g.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT