• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR ZGJIDHJE TË SHPEJTA/ Disa truke ‘magjike” për të eliminuar kilet e tepërta para plazhit
Home
Shëndet

PËR ZGJIDHJE TË SHPEJTA/ Disa truke ‘magjike” për të eliminuar kilet e tepërta para plazhit

15 April, 2023 s.autor Shëndet

Mënyrat dhe recetat për të humbur peshë janë nga më të ndryshmet, por sidomos në këtë periudhë të vitit, ka disa këshilla karakteristike nga specialistët, të cilët rekomandojnë, mbi të gjitha, një regjim të mirë të ushqimit, një gjumë të qetë dhe jetë sa më aktive.

Ha shpesh nga pak

Konsumo sa më shumë produkte në porcione të vogla. Sa më shpesh që mund ta bësh këtë, aq më mirë është, sepse kjo mënyrë të ushqyeri të ndihmon për të pasur një metabolizëm më të mirë dhe veten ta ndiesh lehtë gjatë gjithë ditës.

Zgjidh produktet e stinës

Çelësi i një peshe ideale dhe një metabolizmi unik janë produktet e stinës. Pranvera është e pasur me fruta dhe perime, kështu që është e këshillueshme të zgjedhësh sa më shumë bishtajore, perime jeshile, por edhe produkte që stimulojnë tretjen.

Pi sa më shumë ujë

Edhe kjo është një këshillë e njohur dhe e përsëritur tashmë, por mjaft e rëndësishme që të ndihmon shumë të biesh nga pesha. Përveç faktit që të krijon ndjenjën e ngopjes midis vakteve, uji në të njëjtën kohë është çelësi i një organizmi të hidratuar dhe të pastruar nga toksinat.

Sa më shumë aktivitet fizik

Nëse do të humbasësh peshë në një kohë të shkurtër, aktivitetin në natyrë duhet ta kesh në axhendën e përditshme. Duke kombinuar ushtrimet e ndryshme fizike do të kesh mundësi të djegësh shumë kalori dhe të biesh më lehtësisht nga pesha. Aerobia është një nga aktivitetet që po të kombinohet me ushtrime të ndryshme si ecja, biçikleta etj., të jep mundësi që të djegësh kalori në një kohë të shkurtër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASLLANI NË DREJTIM TË PADITUR/ Inzagi nuk e zgjedh as për ndeshjen kundër Monzës
Previous article AKUZOHET PËR NXJERRJEN E INFORMACIONEVE SEKRETE TË PENTAGONIT/ Si e zbuloi FBI-ja 21-vjeçarin. Po hetohet nëse ka...

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT