• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Për zgjedhjet antidemokratike, në një parti me emrin “Demokratike!”
Home
Ekskluzive

Për zgjedhjet antidemokratike, në një parti me emrin “Demokratike!”

14 June, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Zgjedhjet që u mbajten ditën e djeshme në Partine Demokratike për kryetarin e ri, ishin çdo gjë veç demokratike jo.

Gjithkush që i ndoqi ka parë e degjuar akuza për fshehje të listave te anetaresise, “zhdukje” të votueseve nga listat zgjedhore, proceservale të polotesuara keq por ne favor të Lulzim Bashes, heqje të perfaqesueseve te kandidateve të tjere e deri tek dhuna e këtyre të fundit.

Për dikë si Basha, që ankohet çdo ditë se i kane vjedhur zgjedhjet, duket ironi fati menyra se si zgjodhi të perballej me kandidatët e tjere në garë, që per hir të së vërtetës askush nuk priste të sillnin surpriza.

Nga ana tjeter, sipas Insitutit te studimeve politike, konfirmon se PD nuk ka rregulla dhe standarde të unifikuara, të qëndrueshme dhe të besueshme të organizimit të brendshëm zgjedhor.

Si më 2013, edhe më 2017 dhe më 2021, struktura përgjegjëse (KQZ) u përfshi në garën elektorale dhe pamundësoi transparencën dhe cilësinë që duhej të kishte institucioni i zgjedhjeve në këtë parti.

Akuzat e Shehajt

I pari që dha alarmin se procesi po haste probleme ishte kandidati per kryetar, Agron Shehaj.
“Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.
Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie.
Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll.
Vëzhguesit tanë nga terreni kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së.
Së fundmi, na njoftuan që në Durrës kanë shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.
Votimet në PD kanë filluar me një standard demokratik shume të ulët. Iu bëj thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të partisë të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale.”

Dhunë gjate procesit

Një denoncim i rëndë është bërë nga Enkeleda Çela, përfaqësuesja e kandidatit për deputet të PD-së, Agron Shehaj.

Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se kryetari i degës 5 të PD në Tiranë, Çim Babasi, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë jashtë qendrës së votimit. Çela tregon se komisioni mori vendimin për ta përjashtuar për shkaqe të sajuara nga ata.

Sipas saj, edhe Albana Vokshi ka ndërhyrë dhe ka urdhëruar që ajo të mos e ushtronte detyrën, duke e mbajtur në mënyrë tinëzare deri sa procesi i votimit filloi pa praninë e saj.

Anetaret nuk gjetën emrin në listë

Numri i anetareve që nuk gjeten emrin në lista kur shkuan për të votuar ishte i lartë.

Si rrjedhojë, ata nuk mundën te shprehin vullnetin e tyre me votë. Reagime të ashpra pati edhe nga ish anetaret e Keshillit Kombetar Indrit Hoxha dhe Edvin Kulluri, por edhe nga ish deputetja Lajla Pernaska. (Lexo ketu)

Fotografimi i votës

Disa prej mbeshtetesve të Lulzim Bashës, per ti treguar besnikerine ketij të fundit, arriten deri në fotografimin e votës që ne çdo proces normal do ishte shklelje.

Për një parti që aspiron se ka sjellë vlerat demokratike në vend, këto të fundit duken me vite dritë larg nga te gjitha parimet që priten prej saj.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E VERËS/ Jovetic përgatit rikthimin e bujshëm në Serinë A, “buzëqesh” Inter
Previous article REAL MADRID NIS REVOLUCIONIN/ Trajneri Ancelotti kërkon yllin e Premier League për sulmin, ja emri...

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT