Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me anë të një statusi në “Twitter” ka replikuar në distancë me presidentin e Republikës Ilir Meta.
Gjonaj shprehet se ligjet dhe amendimet që janë miratuar, kanë pasur konsensusin e SHBA-ve dhe të BE-së. Ajo shton se agresioni ndaj Elisa Spiropalit nuk meriton koment, por mëshirë.
Postimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj:
Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: ÇDO LIGJ APO AMENDIM QË KEMI MIRATUAR LIDHUR ME DREJTËSINË KA KONSENSUSIN E SHBA/BE!Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!