Koreja Jugore dhe Japonia janë duke konsideruar që secila ta prodhojë arsenalin e vet bërthamor për t’u mbrojtur nga kërcënimi bërthamor i Koresë Veriore, sipas ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Henry Kissinger.
Kissinger ka theksuar se ka pak dyshim se Azia do të mbushet me armët bërthamore si rezultat i programeve raketore dhe bërthamore të Koresë Veriore.
Ndërkohë, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, ka paralajmëruar se kërcënimi i një sulmi të mundshëm me raketë bërthamore nga Koreja Veriore është duke u rritur me të shpejtë, si dhe Administrata Trump kurrë nuk do ta pranojë një Kore Veriore të armatosur me armë bërthamore.
Por Kissinger, strateg bërthamor i Luftës së Ftohtë, ka thënë për gazetën amerikane “New York Times” se nëse Koreja Veriore vazhdon të ketë armë bërthamore, atëherë edhe vendet tjera aziatike duhet patjetër të kenë.
“Nuk mund të ndodhë që Koreja Veriore të jenë vendi i vetëm korean në botë që ka armë bërthamore, pa tentuan koreanojugorët ta bëjnë të njëjtën gjë. As Japonia nuk do të ulet dhe të shikojë seri”, ka shtuar ai.
/AlpeNews.al/


