• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Girona fiton me përmbysje, madrilenët ‘mbyten’ në trishtim
Home
Futboll

Girona fiton me përmbysje, madrilenët ‘mbyten’ në trishtim

29 October, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Real Madridi ka humbur në ndeshjen e tyre në udhëtim nga skuadra modeste, Girona me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane nuk kanë mundur të vazhdojnë serinë pozitive të fitoreve, pasi pas katër fitoreve radhazi janë mposhtur nga Girona.

Shtrëngimi i duarve nga dy trajnerët (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dy skuadrat që rrezikuan disa herë për të shënuar golin e parë të ndeshjes.

Megjithatë, ishin vetëm mysafirët nga Madridi atë që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Iscos, i cili shënoi në minutën e 12-të për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Ramos duke ia puthur këmbën Iscos pas golit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, gjithçka foli në të mirë të vendasve, të cilët intensifikuan sulmet për të gjetur golin e barazimit, të cilin e gjetën shpejt, ndërsa në atë valë erdhi edhe goli e epërsisë.

Luhej minuta e 54-të e ndeshjes, kur sulmuesi Christian Stuani arriti të shënoj një gol të bukur për barazimin e rezultatit në 1-1.

Stuani duke festuar golin e barazimit (Getty Images)

Pas vetëm katër minutave, Girona gjeti edhe golin e epërsisë 2-1, ku kësaj radhe shënues ishte Portu, i cili shënoi gol të bukur me thembër nga afërsia.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit luajtën në mënyrë perfekte duke krijuar edhe shumë raste për thellimin e epërsisë, ndërsa edhe Reali pati disa gjysmë-raste për të barazuar rezultatin, por ishte e kot pasi rrjetat më nuk u tunden dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Gironas me rezultat 2-1.

Momenti i golit me thembër të Portus (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Reali e sheh veten në pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Girona ngjitet në vendin e 11-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Zidanes luan në shtëpi ndaj Las Palmasit, ndërsa Girona udhëton drejt Levantes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për t’u mbrojtur nga Koreja Veriore, Japonia dhe Koreja Jugore prodhojnë armë bërthamore
Previous article Dosja Tahiri-Habilaj/ Edi Rama e kalon si zënkë politike

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT