• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Për tre katër ditë kthehem i thuaj mamit…”, i ati i Florenc Beqirajt tregon telefonatën e fundit me të birin
Home
Breaking News

“Për tre katër ditë kthehem i thuaj mamit…”, i ati i Florenc Beqirajt tregon telefonatën e fundit me të birin

15 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Babai i shqiptarit Florenc Beqiraj i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Marsejë të Francës ka rrëfyer ngjarjen e trishtë në emisionin “Me zemër të Hapur” në News24. Gezim Beqiraj tha se djali i tij 23-vjeçar ishte një djalë i urtë dhe punëtor dhe kërkon të zbardhet e vërteta e vdekjes së djalit.

“Ai ka qenë një nga fëmijët më të veçantë kush e ka njohur. Nuk e them unë, por e thonë të gjithë ata që e njohin. Ai ka qenë punëtor me mua. Ai tha unë po iki në Francë për punë. Të më japin provat që djali im nuk e ka pranuar azilin. Ai ka ikur në vitin 2016 në Francë dhe ka shitur rroba në të zezë në Francë. Ne i kemi nisur lekë nga Shqipëria. Pse flasin keq për djalin tim?”- tha babai i të riut, raporton BalkanWeb.

Ndër të tjera Gëzim Beqiraj ka thënë se djali ishte regjistruar si egjiptian dhe kishte kërkuar azil ekonomik dhe jo politik. Ai u shpreh se djali është arrestuar nga policia në shtëpi teksa ishte duke gatuar dhe ka rrëfyer edhe bisedën e fundit me të pas arrestimit.

“Ai është regjistruar si egjiptian dhe nuk ka kërkuar azil politik, por azil ekonomik. Atij nuk ja kanë aprovuar azilin dhe ka qëndruar pa dokumente. Djali ishte në shtëpi duke gatuar kur ka shkuar policia e ka marrë. Djalit i kishin dhënë vetëm një vit qëndrim dhe më pas ai ka punuar në të zezë. Djalin e kanë marrë ashtu siç ishte dhe e kanë çuar në polici. Ne na ka marrë shoku i djalit i cili na ka thënë se Florencin e ka marrë policia. Djali na ka marrë në telefon me telefonin e policisë dhe ka folur me te motrën e tij. Ai i ka thënë thuaji babit dhe mamit të mos mërziten se pas 3-4 ditë do kthehem sa të plotësohet numri. Pas 4 ditësh e kemi marrë në telefon dhe na kanë thënë se djalin e keni të vdekur. Kush ma mbrojti djalin? Kur kam folur më ambasadorin ne telefon i kam kërkuar ndihmë. Ambasadori tha se unë jam në Paris dhe nuk mund të vinte. Nëse djali im ka bërë ndonjë gjë, ata nuk të falin. Shteti jonë të reagojë dhe dua të zbardhet e vërteta se kush ma mbyti djalin”- ka thënë Gëzim Beqiraj.

Kujtojmë se në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës e cila njoftoi Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona, 11 ndeshje larg rekordit historik të Real Madridit
Previous article Atentati i Lulzim Kullës/ Flet shefi i komisariatit: Të dhënat e plota në kohën e duhur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT