• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Për të qeshur e për të qarë”/ Rikthehet “Ylli i ri” i politikës. Kur Europa i mban sytë nga Lulzim Basha!
Home
Shqipëri

“Për të qeshur e për të qarë”/ Rikthehet “Ylli i ri” i politikës. Kur Europa i mban sytë nga Lulzim Basha!

13 February, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Në vitin 1991, tregojnë se në një fshat të harruar mes Tiranës dhe Durrësit, kur njëri nga liderët e Partisë Demokratike të sapo krijuar shkoi në një takim elektoral, dikush e pyeti se si kishte shkuar vizita e tij në SHBA, e cila ishte pasqyruar nga TVSH dhe gazeta Rilindja Demokratike. Në moment, ai futet në rol dhe u deklaron:

Po. Eshtë shumë e vërtetë që sapo jam kthyer nga Amerika. Atje vizitova Shtëpinë e Bardhë. Madje vetë Presidenti Xhorxh Bush më pyeti për fshatin tuaj! Sigurisht kishte nga ata që e “hëngrën” e plot të tjerë që e tregojnë edhe sot e kësaj dite si barsaletë. Nga ato që janë edhe për të qeshur, edhe për të qarë.

Një situatë të tillë të kujton edhe Lulzim Basha sot, kur gjatë një takimi me qytetarët në Burrel, në përpjekje për ti motivuar ata që të marin pjesë në protestën e 16 shkurtit, deklaroi:

“Europa po pret, i ka sytë nga ne. Në Europë kjo qeveri do të kishte rënë dhe gjysma e saj do të ishte në burg, ndaj më 16 shkurt kjo forcë dhe fuqi është mbi Parlamentin e hajdutëve mbi qeverinë e hajdutëve është Bashkim Europian dhe kushtetues”, tha Basha.

Mirë e ka Lulzim Basha, “Europa po pret, i ka sytë nga ai”. Një Yll i ri i politikës botërore po ngjitet lart në qiellin e Europës për ta ndriçuar atë. Por, ka vetëm një ndryshim shumë të madh veç, mes asaj që lideri i PD të 1991 tregoi në atë fshatin e Durrësit dhe kësaj të sotmes që Lulzim Basha tregoi në Burrel.

Atëherë sapo kishin dalë nga gjysëm shekulli izolin diktaktorial komunist. Ndërsa tani kanë kaluar 28 vjet dhe shqiptarët janë zgjuar, janë shkolluar, kanë udhëtuar e kanë parë botë me sy dhe i japin ujë me bishtin edhe të lugës edhe të pirunit, politikanëve që tregojnë përralla të tilla.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREVA PARALIZON BELGJIKËN/ Tri sindikata në grevë, kërkojnë rritjen e rrogave
Previous article E ETIKETOI "SHARLATAN"/ Panucci i kërkoi shlyerjen e dëmit, ja çfarë vendosi gjykata për ish-presidentin Nishani (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT