• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREVA PARALIZON BELGJIKËN/ Tri sindikata në grevë, kërkojnë rritjen e rrogave
Home
Nderkombetare

GREVA PARALIZON BELGJIKËN/ Tri sindikata në grevë, kërkojnë rritjen e rrogave

13 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një grevë e përgjithshme për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune ka paralizuar veprimtarinë e aeroporteve, porteve detare dhe nuk ka kursyer madje as transportin publik të Belgjikës.

Ndërprerja e paralajmëruar nga tre sindikata punëtorësh erdhi në një kohë kur në kryeqytetin e vendit ishte parashikuar një takim dyditor mes ministrave të Mbrojtjes të aleancës së NATO-s.

Organizata për kontrollin e trafikut ajror njoftoi të mërkurën se hapësira ajrore e vendit do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 22 të mbrëmjes pasi mungon personeli i mjaftueshëm për t’u shërbyer pasagjerëve.

Në hapësirën ajrore belge do të lejohet fluturimi i linjave të jashtme mbi 7,500 metra lartësi, por jo ulja apo ngritja e tyre.

Këto zhvillime raportohet se kanë prekur të paktën 60 mijë udhëtarë dhe mbi 590 aeroplanë për pasagjerë dhe mallra, duke kanë ndalur edhe gjysmën e shërbimeve hekurudhore apo detare në vend.

Sindikatat belge kanë bërë thirrje për një baraspeshë mes periudhës në punë dhe jashtë saj, për pensione dhe rroga më të larta, dhe shpërblime më të mira me rastin e përfundimit të karrierës.

Sipas kryeministrit belg, Sharl Mishel, bisedimet me palët e interesuara do të nisin ditën e enjte, ndërsa nuk mungojnë edhe kritikët që e shohin grevën si një aksion politik kundër qeverisë përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHKIA QË DUAM"/ Rama vizitë në Rrëshen: Qytetarët marrin përgjigje brenda 10 ditëve (VIDEO+LIVE)
Previous article "Për të qeshur e për të qarë"/ Rikthehet "Ylli i ri" i politikës. Kur Europa i mban sytë nga Lulzim Basha!

k.autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT