• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Për të fituar deri ne fund, studentët tani duhet të nisin dialogun
Home
Sociale

Për të fituar deri ne fund, studentët tani duhet të nisin dialogun

7 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Nuk ka betejë në botë që të jetë përmbyllur ndonjëherë pa një tryezë negociatash. Pas vetëm katër ditë protestash, studentët tashmë kanë fituar respektin e opinionit publik, si edhe vëmendjen dhe reflektimi e qeverisë, e cila ka vepruar konkretisht duke ndryshuar VKM-në mbi tarifat për provimet e mbartura (që ishte shkëndija e demonstratave) dhe është shprehur e gatshme për të plotësuar edhe shumë kërkesa të paraqitura më pas nga studentët. Politikisht, studentët e kanë fituar tashmë betejën e tyre, një rezultat i arritur në kohë rekord. Protesta për armët kimike, sa për të kujtuar një shembull të afërt në kohë, zgjati shumë më tepër, para se Edi Rama të tërhiqej.

Por, në mënyrë që kjo fitore politike të transformohet edhe në rezultate konkrete, është e domosdoshme që palët të ulen rreth një tryeze, për të diskutuar hapat që pasojnë. Negociatat bëhen gjithnjë nëpërmjet një përfaqësie dhe, t’i refuzosh ato nga frika se përfaqësuesit nuk do të ishin të përshtatshëm, rrezikon t’i çojë këto demonstrate në një tunel pa dalje. Disa herë luftëra gati të fituara janë humbur edhe nga frika.

Ka shumë mënyra për të zgjedhur përfaqësuesit dhe ka po aq shumë mënyra për të kontrolluar veprimtarinë e tyre, siç ndodh në të gjitha protestat studentore në botë. Tani është e rëndësishme dhe urgjente që studentët të përcaktojnë këto rregulla të vetë-rregullimit, për ta ngritur lëvizjen e tyre spontane në një aksion politik, të koordinuar dhe të deleguar tek një lidership. Pa e çuar protestën nga sheshi tek tryeza e negociatave, vetë protesta rrezikon të shkojë dëm dhe fitorja politike e arritur mund të shfryhet si një flluskë sapuni.

Ky është momenti ideal për të nisur negociatat, pasi është qeveria ajo që i kërkon. Ky ishte edhe qëllimi i protestave: të detyronin qeverinë të dëgjonte studentët. Të refuzosh ftesën për dialog, politikisht dhe strategjikisht nuk ka sens, ndërkohë që ta lije protestën pa lidership, mund ta transformonte atë në një kaos, ku secili e ndjen veten të lirë të kërkojë çfarë t’i vijë ndërmend dhe, në atë pikë, përballë njëmijë kërkesave pa sens, as ato që kanë një sens nuk do të mund të plotësoheshin. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRADHËTARI/ U konsiderua si “vjedhja” e vitit, braziliani mund të përfundoi në Kinë
Previous article "JAM MË I LIRË"/ Reperi i njohur flet për largimin nga menaxhimi i Faton Shoshit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT