• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR TË DREJTËN E VOTËS”/ Erion Braçe: Më 30 qershor ne do jemi kudo, ruajuni nga përballja me ligjin
Home
Politikë

“PËR TË DREJTËN E VOTËS”/ Erion Braçe: Më 30 qershor ne do jemi kudo, ruajuni nga përballja me ligjin

25 June, 2019 F.autor Politikë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe iu ka bërë një apel atyre që duan të prishin zgjedhjet më 30 qershor, që para se të ndërmarrin ndonjë veprim, të reflektojnë për ndëshkimin që i pret dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë.

“Ne Socialistët do jemi kudo! Por e keqja s’ju vjen nga ne! Përballjes me ligjin ruajuni! Prej saj vjen burgu dhe pas tij izolimi i përjetshëm!”, paralajmëron Braçe.

Lexova me vëmendje këtë Qarkoren e Partisë Demokratike që më herët e kisha lexuar në avujt e rakisë së një politikani e para tij në tymin e thithur të një aktori! Si thoni, “të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS”? Kështu? Si vijoni, “është e pranueshme që të ketë përballje me policinë”? Kështu? Si e mbyllni, “të ngrihet grup pune që të pamundësojë votimet”? Kështu?”, vijon zv/kryeministri.

“Shikoni, ne socialistët do jemi kudo, kudo në 30 qershor. Jo për ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat bazë të shtetit që ju paguan! Ne do jemi aty për të drejtën e votës! Është kushtetuese kjo, është e drejtë e fituar dhe nuk e tjetërson dot kërkush. Ju, jo e jo!”, thekson Braçe.

“Por askush tjetër që dështon e nuk fiton kurrë dot një garë pa pushtet, pa polici, pa gjykatën e tij, askush tjetër që dështon të mbajë veten, lëshuar prej panikut të Drejtësisë së Re. Pra pa frikë! Aaaa ju duhet ti trembeni përballjes me ligjin, tamam asaj që ju kërkojnë këta dy tipat të bëni! Nga përballja me ligjin vjen Burgu, madje burg i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë, pra pamundësoni votimet! 7 vite burg!”, kujton zv/kryeministri.

“Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë! Madje madje, nëse këtë e kryeni në kuadër të organizatës së dhunshme PD-LSI, nuk do ju ngelet më asgjë, zero, duke nisur nga plaçka që keni vënë. A ja vlen? Unë them jo! A i keni parë bizneset e këtyre të Qarkores? A i keni parë deklarimet e tyre të pasurisë? Po fëmijët a ua keni parë kund, i mbajnë këtu apo jashtë vendit?”, thekson Braçe.

“Kaq sillni në mendje, sa të pabarabartë jeni me ta dhe sa të pabarabartë do jeni kur ligji të bjerë fort mbi ju e jo mbi ata! Ditë të mirë!”, përfundon Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMENTET/ Turisti boshnjak: Pazari i Krujës me çmime JO të shtrenjta, shqiptari: Janë kineze...
Previous article VRASËS I GRAVE/ Ja me sa VITE burg dënohet kapiteni i ushtrisë

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT