Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Sot jemi fokusuar në Kalanë e Krujës, ku një turist boshnjak ka shprehur përshtypjene tij mbi kalanë dhe pazarin, dy nga elemëntët për të cilat shquhet Kruja turistike.
Boshnjaku shprehet se kishte kaluar 3 orë tek kalaja dhe kishte vizituar muzeun dhe pazarin. Madje kishte ngrënë drekë aty së bashku me bashkëshoqëruesit e udhëtimit.
Ai shton se vizita tek Kalaja e Krujës është një mënyrë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë. Vlerëson ushqimin si dhe faktin që gjërat që shiteteshin në Pazar nuk ishin aq të shtrenjta.
Nuk mungon komenti tipik i një shqiptari i cili e ka “merakun” tek mallrat e Pazarit të Krujës, për të cilat thotë se shiten si tradicionale porn ë fakt nuk janë ashtu dhe i konsideron ato kineze.
Komenti i një turisti nga Bosnja Hercegovina
“Kaluam tri orë atje, duke parë kështjellën, duke vizituar muzeun aty, duke ecur në pazarin dhe duke ngrënë atje drekë. Ishte diçka e vlerfshme pasi të jep mundësin të mësosh më shumë rreth historisë së Shqipërisë, veçanërisht të heroit kombëtar Skënderbeut.
Gjërat e ofruara në Pazar nuk ishin të shtrenjta. Ushqimet ishin të mira. Ishte një shëtitje e qetë.”
Ndërkohë komenti i një shqiptari:
“Kalaja e Krujës është e veçantë. Por pazari është komplot me mallra kineze që shiten si tradicionale.
Çmimet nuk janë aq të lira.”
/AlpeNews.al