• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR PD”/ Çfarë kuptimi ka slogani i grupit që kërkon largimin e Bashës, Kulluri: Nisim takimet me BAZËN
Home
Ekskluzive

“PËR PD”/ Çfarë kuptimi ka slogani i grupit që kërkon largimin e Bashës, Kulluri: Nisim takimet me BAZËN

10 May, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Shtatë ish-funksionarë të PD-së prezantuan disa ditë me pare lëvizjen “Për PD”. 

Në grupin e krijuar fill pas humbjes se zgjedhjeve të 25 prillit, jane emra të spikatur nder vite nga e djathta si Arben Imami, Bujar Nishani, Edith Harxhi, Edvin Kulluri, Bislim Ahmetaj e Ibsen Elezi.

Lëvizja me kritikë të kryetarit të PD-së kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së dhe inicimi i një procedure demokratike brenda partisë për zgjedhjet.

Nuk bëhet fjalë per krijimin e nje partie të re, por për nje grupim brenda partisë.

Këtë e verteton edhe slogani “Per PD” dhe foto që disa prej anetareve kanë vendosur në rrjetet e tyre.

Në një prenoncim për AlpeNews.al, Kulluri shprehet se levizja “Per PD” lidhet me reformimin e partisë dhe largimin e kryetarit, Lulzim Bashës.

“Termi “Per PD” qe ne kemi vendosur është i lidhur me te vetmin qellim që mund të kete çdo anëtar i PD në kete moment shumë delikat, per ta nxjerrë partine nga kjo krizë 8 vjeçare e perseritur per shkak të një rezultati zgjedhor të paralajmeruar.

Ketu e kam fjalen sidomos për katër vitet e dyta të drejtimit të Lulzim Bashës.

Partia demokratike ka vetem një rrugë, ajo eshte reformimi i thellë politik, ideologjik, organizativ i saj. Perndryshe do kthehet në një parti që do qendroje gjatë pa punë në opozitë dhe qe rrezikon daljen nga perpjekja serioze për të qeverisur vendin.

“Per PD” sepse partia është e anetaresise, nje aset publik. Duhet nxjerr nga kjo krize e madhe identetiti, pas humbjes së pesë zgjedhjeve rresht. 

Ne kemi kerkuar në menyre te menjehershme, largimin e zotit Basha si marrje pergjegjesie për kete rezultat që në fakt zhgënjeu opinionin dhe të gjithe aktivistet dhe votuesit e Partise Demokratike.

Më tej, Kulluri thekson se ne fund te kesaj jave, ai dhe anetaret e tjere te levizjes do nisin takimet me bazën.

“Do nisim takimet me bazën, pasi ne kemi ndjere nevojen dhe përgjegjesin ndaj tyre. Kemi një kundershtar politik që prej vitit 1997 nuk ka rene nga niveli i 700 mije votave, ndaj dhe PD i duhet menjehere modernizimi dhe hapja e partisë. Lulzim Basha prej kater vitesh është i punësuar tek kryeministri Rama, si vasal, për te mbajtur PD në opozitë”, perfundon Kulluri.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Çfarë e shtyu balerinën e famshme shqiptare të largohej kaq papritur nga “Amici”?
Previous article NGA ANGLIA TEK GJERMANIA DHE.../ Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT