• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA ANGLIA TEK GJERMANIA DHE…/ Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë
Home
Nderkombetare

NGA ANGLIA TEK GJERMANIA DHE…/ Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë

10 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura për të luftuar COVID-19 pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të vendit ndihmon në uljen e rasteve me koronavirusin e ri dhe vdekjeve, tha qeveria më 9 maj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë planin më 10 maj. Aty parashihet që të lejohet aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.

“Programi ynë i suksesshëm i vaksinimit vazhdon. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë bërë vaksinën e parë – dhe ne tani mund të presim me padurim heqjen e kufizimeve me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme”, tha zyra e kryeministrit britanik.

Edhe në vende tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime.

Më 9 maj në Spanjë përfundoi një gjendje të jashtëzakonshme gjashtë-mujore. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.

Numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të bie në Shtetet e Bashkuara, ku 56 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha më 9 maj se zyrtarët janë përqendruar në vaksinimin e më shumë amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar zyrtarisht mbi 581.000 njerëz nga sëmundja COVID-19.

Por një studim i Universitetit të Uashingtonitvlerësoi këtë javë se numri i vdekjeve është më shumë se 900.000.

Këshilltari i lartë i qeverisë amerikane për pandeminë, Anthony Fauci, tha më 9 maj se ai “nuk ka dyshim” se ka pasur një nënvlerësim të rasteve fatale.

I njëjti studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi se COVID-19 ka shkaktuar rreth 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve globale./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR PD"/ Çfarë kuptimi ka slogani i grupit që kërkon largimin e Bashës, Kulluri: Nisim takimet me BAZËN
Previous article LAJM I MIRË/ Franca drejt rihapjes, më 19 maj lejohen restorantet dhe kafenetë, turistët e huaj në...

F.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT