• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME/ Ja cilat janë ushqimet që duhen shmangur
Home
Shëndet

PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME/ Ja cilat janë ushqimet që duhen shmangur

4 November, 2019 k.autor Shëndet

Problemet me lëkurën nuk janë shqetësuese vetëm për aspektin fizik dhe paraqitjen e jashtme të njeriut. Infeksione bakteriale në fytyrë mund të shkaktojnë edhe probleme psikologjike.

Aknet dalin më shpesh tek lëkurat e yndyrshme. Ato shfaqen në grupmosha të ndryshme. Tek nënat e reja, aknet shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe stresit.

Këto infeksione bakteriale shfaqen edhe për arsye të tjera ku përfshihet: higjena , ndotja, stresi, nervozizmi dhe ushqyerja e keqe.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës.

Hapi i parë drejt një lëkure të mirë e pa infeksione është përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrnave të tjera në gatim.

Hapi tjetër është shmangia e ushqimeve pikante të cilat aktivizojnë gjendrat e yndyrës në lëkurë.

Nga ana tjetër, ushqimet e skuqura shkaktojnë jo vetëm dëmtim të lëkurës por edhe të mëlçisë.

Ushqimet Që Duhen Shmangur Për Një Lëkurë Pa Akne

Ushqimet E Përpunuara
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, dermatologët këshillojnë shmangien e ushqimeve dhe lëngjeve të përpunuara, pijet e gazuara, patatet e skuqura, hamburgerat dhe patatinat.

Ata rekomandojnë mospërdorimin e acideve yndyrore Omega-6 që gjenden tek vaji i misrit, të cilat shkaktojnë inflamacion në lëkurë dhe përkeqësojnë aknet.

Gjalpi Dhe Margarina
Këto të dyja janë nxitëse të forta të gjendrave të yndyrës dhe shfaqjes së akneve.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e frutave të freskëta dhe jo atyre të paketuara, të cilat përmbajnë karbohidrate dhe sheqer koncentrat që shkakton akne.

Vezët
Vezët shkaktojnë alergji në fytyrë, por jo tek të gjithë.

Për të kuptuar nëse ju jeni një prej tyre, jini të vëmendshëm ndaj konsumit të vezëve.

Në rastin e parë që vëreni shfaqjen e akneve, ndaloni së ngrëni të verdhën dhe më pas nëse situata përsëritet, mos hani më vezë.

Ushqime të tjera që duhen shmangur në të mirë të fytyrës janë ëmbëlsirat, të cilat përmbajnë jo vetëm vezë por edhe sheqer./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARËT NË SIRI/ Spiropali: Tentuam në fund të gushtit t'i kthenim, por operacioni ngriu
Previous article AI SA KISHTE MBUSHUR TETËMBËDHJETË/ Historia e (pa)panjohur e Brigitte dhe Emannuel Macron

k.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT