Ilir Meta u ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e thirrur nga ai më 2 mars.
Në një shënim në facebook Meta i porosit qytetarët që të vijnë me vetëm me flamuj kuq e zi.
“Të dashur qytetarë!
Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:
Për kushtetutën! Për Shqipërinë!
Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit!
Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:
Liri demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!
Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!” shkruan Meta teksa poston foton.