Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici ka djënë një intervistë për emisionin “Intervistë” në ERTV. Gjici ka folur në lidhje me programin e tij për këtë qytet në të cilin nuk është vënë dorë prej vitesh. “Ka ardhur koha që qytetarët ta marrin vetë qytetin në duart e tyre jo siç ka qenë deri më tani”- ka thënë Gjici.
Infrastruktura, zhvillimi i arsimit dhe qendrat shëndetsore, strehimi për familjet në nevojë dhe banesat sociale janë parësore në objektivat e kandidatit të PS-së për katër vitet e ardhshme. Gjithashtu edhe fondet për të zhvilluar fshatrat turistike, mbështetja e agrobiznesit në fushën e turizmit do t’ju sjellin përfitime qytetarëve kuksianë.
ERTV Intervista🎤: Me kandidatin e Partisë Socialiste🌹, Safet Gjici, për Kukësin që duam😊
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 22. Juni 2019