Është shumë i rëndësishëm indeksi i masës trupore, pra raporti mes gjatësisë dhe peshës sonë, ashtu si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ajo që nutricionistët veçojnë është fakti se të gjithë jemi të ndryshëm, kemi ndërtim të ndryshëm dhe ajo që për dikë është ideale, për dikë tjetër mund të jetë larg asaj që dëshiron. Megjithatë, kilogramët mund të na tregojnë përafërsisht nëse jemi në formë të mirë apo duhet të kemi më shumë kujdes me ushqimin dhe mënyrën si jetojmë.
Edhe vetë kuptimi i peshës ideale ka ndryshuar me kalimin e kohës, veçanërisht në 20 vitet e fundit, prandaj sot pritet që të gjitha të jemi më të hollë se sa dikur ka qenë e dëshirueshme. Kjo vlen veçanërisht për më të moshuarat, me kalimin e viteve humbet masa muskulore, ndaj duhet të ulet gradualisht pesha dhe marrja ditore e kalorive.
Peshën e saktë mund ta përcaktojë vetëm një specialist, por ne mund të përdorim edhe një truk të vogël në shtëpi. Nëse kyçi i dorës është i hollë, pesha duhet të jetë nën vlerën mesatare, nëse kyçi është mesatar, pesha duhet të jetë në mes, ndërsa nëse kyçi është shumë i gjerë dhe keni trup atletik me shumë masë muskulore, pesha mund të jetë në kufijtë e sipërm të normales.
Vajzat në të njëzetat kanë metabolizëm të mirë, por nuk është keq të ushtrohen rregullisht, tre deri në katër herë në javë. Ideale janë ushtrimet kardio dhe aerobike, çiklizmi, ecja e shpejtë, noti. Pesha ideale, për ato më të holla në këto vite është 55 kg, për ato me trup mesatar 61 kg, ndërsa për ato me trup më të plotë 67 kg. Këtë ideal mund ta ruajnë me më shumë peshk dhe mish, disa produkte qumështi me më shumë yndyrë, drithëra integrale, fruta dhe perime. Herë pas here lejohet edhe çokollata për të ëmbëlsuar veten.


