• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËR HERË TË PARË/ Psikologët do të bëjnë PROVIM shteti
Home
Sociale

PËR HERË TË PARË/ Psikologët do të bëjnë PROVIM shteti

12 June, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Së shpejti psikologët do të mund të hyjnë në provimin e shtetit, si në gjithë profesionet e rregulluara. Urdhri i Psikologut ka marrë tashmë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit. Nga kjo nismë pritet të përfitojnë rreth 350 psikologë.

Për herë të parë, Urdhri i Psikologëve do të sjellë provimin e shtetit për të gjithë profesionistët e kësaj fushe, në të cilin pritet të përfitojnë rreth 350 psikologë.

Juristi i këtij institucioni, Igli Çutra, bën me dije se për këtë çështje është marrë miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit.

Igli Çutra: Me hartimin e kësaj marrëveshje, kësaj VKM-je për të iniciuar hapjen e procesit të hartimit të pyetjeve ta mundësojmë këtë gjë për psikologët sa më shpejt. Dëshira është që edhe brenda këtij viti, pse jo.

Por një nga problematikat kryesore për psikologët mbeten praktikat profesionale, për të cilat kërkohet edhe një mbështetje nga ana e institucioneve.

Igli Çutra: Duke qenë se numri i praktikantëve psikologë sot është i lartë dhe atyre që nuk e kanë nisur ende ushtrimin e praktikës dhe janë në pritje për ta bërë diçka të tillë ne kërkojmë nga ana e Ministrive që të na mundësojnë një numër, një kuotë të vendeve vakante që varen nga këto institucione publike për të mundësuar ushtrimin e praktikës profesionale.

Igli Çutra bën thirrje edhe për një bashkëpunim mes palëve.

Igli Çutra: Burimet e të ardhurave të Urdhrit janë të bazuara në ligj, janë kuotat vjetore të Psikologut. Kuota që merren edhe për shkak të anëtarësisë por edhe  personave që licensohen. Dhe jo gjithmonë ky numër është i njëjtë vit pas viti. Kërkohet jo vetëm bashkëpunimi sa i përket financave por edhe personave me të cilët ne kemi marrëdhënie nga komuniteti i psikologëve.

Po ashtu një apel edhe për regjistrimin e psikologëve pranë Urdhrit.

Igli Çutra: Të gjithë ata psikologë që ende kanë hezituar të vinë pranë Urdhrit të Psikologut duhet ta bëjnë këtë gjë, jo vetëm se ne i bëjmë thirrje të vinë por kanë detyrim ligjor të vinë të bëjnë regjistrimin pranë Urdhrit të Psikologut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CONTE NUK ËSHTË KUNDËR KËSAJ LËVIZJE/ Interi synon të rikthejë Mateo Kovacic për...
Previous article PUNIME NË RRJET/ OSHEE: Ja zonat në Tiranë pa energji në datat 13-14 qershor

k.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT