Për herë të parë në Shqipëri Organizatat Jofitimprurëse kanë bashkëpunuar në një mënyrë intensive dhe gjithëpërfshirëse për të hartuar një raport të përbashkët mbi të drejtat e shëndetit riprodhues në Shqipëri.
Inciatorja e bashkëpunimit ka qenë Qendra Shqiptare për Popullësinë dhe Zhvillim,e cila me datë 21 maj, zhvilloi një koferencë, ku u paraqit raporti i UPR.
Qendra Shqiptare për Popullësinë dhe Zhvillim në prezencë edhe të përfaqësuesëve të 7 organizatave të tjera bashkëpunuese pasqyroi pjesën e parë të raportit me në fokus rolin e OJF-ve në procesin e rishikimit universarl (UPR).
Ndërkohë pjesa e dytë kishte në fokus të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues në kontekstin e Rishikim Periodik dhe universal, mekanizëm i Këshillit të të Drejtave të NJeriut, pra është një instrument i OKB-së.
QSHPZH që në krijimin e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e të drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në vend dhe së bashku me gjithë partnerët e saj do te sigurohet qe keto te drejtat të zbatohen dhe pranohen nga të gjithë.
Duhet theksuar se drejtoresha ekzekutive e qendrës Bruna Hylviu ka pasur një rol kyç në të gjithë procesin e hartimit të raportit në bashkëpunim me organizatat e tjera.
Prof. DR Arta Mandro dhe Prof. Ass Irida Agolli, përcollen rekomandimet e tyre në kuadër të Raportit:
- Të sigurohet pjesëmarrja dhe pikëpamjet e të rinjve, duke përfshirë edhe të rinjtë e shkollave, dhe ata nga grupet e margjinalizuara, për rishikimin dhe zbatimin ekzistues të ekukimi seksual gjithpërfshirës në mjedise formale dhe joformale.
- Rishikimi i ligjeve dhe politikave që i pengojnë personat në aksesin për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit të HIV. Zhvillimi i programeve për Parandalimin, Testimin dhe Kujdesin ndaj HIV, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara.
Shqipëria gjithnjë e më shumë po arrin në starndartet europiane në aktivizimin e shoqërisë civile.
Tashmë ata janë shndërruar në bashkëpunëtor të rëndësishëm të pushtetit vendor, duke i dhënë indikatorët thelbësor dhe konkretë ku mund të orientohet hartimi i politikave specifike për target grupe të ndryshme.
AlpeNews.al ju sjell pamje të konferencës.
Përgatiti: Lubjana Prençi