• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik
Home
Teknologji

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

30 May, 2026 s.autor Aktualitet, Teknologji

Një ligj i dedikuar për inteligjencën artificiale, që synon të rregullojë zhvillimin, tregtimin dhe përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale në vend, sipas ligjeve të Bashkimit Evropian.

Këtë synon Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka propozuar një draft me 106 nene dhe 13 anekse, i hedhur tashmë për konsultim publik, që nëse miratohet do të ishte i pari në Shqipëri.

Drafti synon jo vetëm rregullimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, por gjithashtu edhe parandalimin e rreziqeve që vjen prej AI, si ato në shëndet, siguri, të drejta themelore, demokraci, shtetin e së drejtës dhe mjedis.

Në nenin 5 të projektligjit përcaktohen një sërë ndalimesh, që drafti i quan praktika ndaluese. Mes tyre përfshihen sistemet që përdorin teknika manipuluese ose mashtruese për të ndikuar në sjelljen e individëve, sistemet që shfrytëzojnë dobësitë e personave për shkak të moshës, aftësisë së kufizuar ose gjendjes ekonomike, si dhe sistemet e vlerësimit social të individëve.

Gjithashtu ndalohet përdorimi i sistemeve të identifikimit biometrik “në kohë reale” në hapësira publike, pra njohja me kamera inteligjente përmes fytyrës, përveç në rastet kur përdorimi është domosdoshmërish i nevojshëm nga autoritetet ligjzbatuese për kapjen e personave të rrezikshëm apo parandalimin e një situata rreziku. Në këto raste përdorimi do të konfirmohet vetëm nga një vendim gjykate.

Drafti kërkon që për sistemet me rrezik të lartë të krijohet “një proces i vazhdueshëm dhe interaktiv” i menaxhimit të rrezikut gjatë gjithë ciklit të jetës së produktit. Drafti ka një rregullim të gjerë të atyre që i quan sisteme AI me rrezikshmëri të lartë.

Sistemet duhet të zhvillohen mbi baza të dhënash që janë “të rëndësishme, mjaftueshëm përfaqësuese, dhe sa më shumë të jetë e mundur, pa gabime dhe të plota”, me masa për identifikimin dhe zbutjen e paragjykimeve algoritmike.

Inteligjenca artificiale, sidomos sistemet me rrezik të lartë, duhet të dizajnohen dhe zhvillohen në mënyrë të tillë, duke përfshirë mjete të përshtatshme ndërfaqeje njeri-makinë, që të mund të mbikëqyren në mënyrë efektive nga njeriu gjatë periudhës në të cilën janë në përdorim. Pra, një mbikëqyrje të posaçme nga njeriu
AKSHI përcaktohet në projektligj si autoriteti kryesor për Inteligjencën Artificiale”, me rol në zbatimin dhe monitorimin e sistemeve që janë krijuar.

Projektligji përfshin dispozita që synojnë të mbështesin inovacionin dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Ai parashikon krijimin e “sandbox-eve rregullatore për AI”, të cilat përkufizohen si mjedise të kontrolluara ku ofruesit mund të zhvillojnë, trajnojnë dhe testojnë sisteme inovative të inteligjencës artificiale nën mbikëqyrjen e autoriteteve. “Sandbox-e” mund të jetë edhe në nivel rajonal ose lokal, ose në bashkëpunim me autoritetet kompetente të vendeve të tjera.
Në relacionin e projektligjit, propozuesit thonë se drafti është hartuar duke marrë në konsideratë standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian si dhe rekomandimet ndërkombëtare në fushën e inteligjencës artificiale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ Publikohet lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD. Risitë dhe emrat që bien në sy
Previous article MBËSHTETJA E QEVERISË/ Shoqëritë e transportit përfitojnë 50 lekë për çdo litër karburant, Tatimet hapin aplikimet deri më 1 gusht

s.autor

Postime të ngjashme

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve Aktualitet

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT