• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Publikohet lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD. Risitë dhe emrat që bien në sy
Home
Politikë

E PLOTË/ Publikohet lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD. Risitë dhe emrat që bien në sy

30 May, 2026 s.autor Politikë

Publikohet lista e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD. Ish-deputetë dhe drejtues demokratë me kontribute ndër vite kandidojnë për forumin më të madh vendimmarrës të Partisë Demokratike. Kandidojnë ish-deputetja Dhurata Çupi dhe të tjerë ish-ligjvënës të PD si Genc Pollo, Ardian Turku, Bedri Hoxha, Asllan Dogjani, Aurel Bylykbashi, Gjok Vuksani, Petrit Doda, Roland Keta e Adriana Gjonaj etj.

Gjithashtu, mes emrave të kandidatëve bie në sy ai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi. Avokati Jordan Daci është në mesin e kandidatëve për anëtar të KK. Po ashtu, për një vend në Këshillin Kombëtar të PD kandidon edhe Juela Meçani, ish-zëdhënësja e Sali Berishës.

Glauk Olldashi dhe Azem Hajdari, përkatësisht djali i Sokol Olldashit dhe ai i “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari kandidojnë për anëtarë të KK, nga lista e FRPD. Forumi i gruas dhe të rinjtë do të kenë kuota përfaqësimi në Kuvendin e ri Kombëtar të demokratëve.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Kuvendi Kombëtar i PD pritet të zgjedhë rreth 200 anëtarë për Këshillin Kombëtar. Risitë dhe ndryshimet kryesore janë; fuqizimi dhe përfaqësimi nga Diaspora, fuqizimi dhe përfaqësimi i grave, ngritja dhe strukturë për seleksionimin e kandidatëve për primaret. Po ashtu është propozuar përmirësimi i strukturave të grup seksioneve.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi do të paraqesë para Kuvendit 8 ndryshimet statutore, të cilat më tej do të hidhen në votim. PD zbeh primaret, pra zgjedhjen e kandidatëve për deputet apo kryetarë bashkie nga anëtarësia. Në statutin e ri, ngrihet një komision në parti që seleksionojë propozimet që vijnë, para se të shprehet anëtarësia me votë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË ZVËRNEC/ Përplasje të ashpëra mes banorëve dhe policisë, gazetarja dhe disa qytetarë përfundojnë në spital
Previous article PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

s.autor

Postime të ngjashme

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT