Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, do të mbërrijë në Tiranë më 4 korrik, mëson Report Tv, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999.
Një surprizë për datën 4 korrik kishte paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një konferencë për mediat, por nuk dihet nëse i referohej vizitës së Bill Clinton.
‘Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me lek nuk janë lek.’- u shpreh Rama.
William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës. Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.


