• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËR DROGË, DHUNË DHE KËRCËNIME/ Policia e Tiranës arreston 10 persona në 24 orët e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

PËR DROGË, DHUNË DHE KËRCËNIME/ Policia e Tiranës arreston 10 persona në 24 orët e fundit

18 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në 24 orët e fundit në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale 10 persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Më konkretisht është arrestuar 22-vjeçari K. X. 22-vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, policia gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

M. J., 38 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Petrela”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

M. V., 26 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtonte i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

K. I., 41 vjeç, sepse në bazë të njoftimit në aplikacionin Komisariati Dixhital, në rrugën “Zydi Herri”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që ai administronte janë gjetur mbetje të dyshuara narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, pas kontrollit të një magazine ngjitur me lokalin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 gr. lëndë resinë, nënprodukt i lëndës narkotike cannabis sativa.

Efektivët e komisariatit Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhur se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.

Nga komisariati numër Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 55 vjeç, sepse në rrugën “Gaqo Tashko”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 27 vjeç, pasi në Paskuqan, në rrugën “Ajet Xhindolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga komisariati Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 33 vjeç, pasi në Kamzë, në Bulevardin Blu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit i ka kundërshtuar ata me dhunë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga policia e Tiranës janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

V. XH., 62 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

A. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRENDA INFEKTIVIT/ Pamje TRISHTUESE, të prekurit më koronavirus në luftë me jetën. Manastirliu publikon VIDEON dhe apelon për vendosjen e maskave
Previous article PALETA E TULLAVE RRËZOHET NGA OBJEKTI I NDËRTIMIT/ PV, dërrgohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s Aktualitet

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare Aktualitet

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT