Ditën e sotme kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe kryetari aktual i bashkisë ka dhënë një intervistë për ERTV. Ai ka folur rreth planit të tij për katër vjeçarin e ardhshëm dhe objektivat e arritura për këtë qytet.
Kokoneshi nuk mund të linte pa përmendur zhvillimin që ka marrë e gjithë zona e Divjakë dhe Karavastasë gjatë drejtimit të tij në bashkëpunim me qeverinë. Turizmi ka qënë një nga sektorët që ka ardhur gjithmonë në rritje.
Duke folur per kater vjeçarin e ardhshem, ai u shpreh per ERTV se: ”Ajo ç’ka ne kërkojmë të bëjmë për katër vjeçarin tjetër, është urbanizimi i çdo fshati pasi vetë qyteti i Divjakës është i rrethuar nga 36 fshatra.”
Gjithashtu Kokoneshi ka prezantuar edhe një projekt për sektorin e bujqësisë për ta kthyer atë në një dimension tjetër me karakter industrial.


