• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PENSIONE 500 E 1000 EURO”/ Rama thumbon opozitën dhe partitë e reja: Këta shesin qylyma fluturues si Sudja dhe Rrapushi
Home
Politikë

“PENSIONE 500 E 1000 EURO”/ Rama thumbon opozitën dhe partitë e reja: Këta shesin qylyma fluturues si Sudja dhe Rrapushi

16 December, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, sot në pension, tha se Qeveria po bën çmos për të rritur prestigjin dhe mbështetjen për Policinë e Shtetit.

Rama tha se gjithashtu po bëhet çmos për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave të trupës së Policisë së Shtetit.Duke u ndalur te pensionet, Rama tha se këtë vit pensionistët po marrin një bonus shumë më të madh se ai i mëparshmi.

Kryeministri e konsideroi këtë si detyrimin e parë ndaj pensionistëve, ndërsa theksoi se sot kemi mundësinë për një qasje të re ndaj pensionistëve.

“Kjo qasje e re do jetë në dy drejtime: nga njëra anë për rishpërndarjes së një pjese të të ardhurave.

Jemi në procesin e rritjes së fondit të pensioneve. Sot ekonomia po na i krijon këto mundësi”, tha Rama.

Duke ironizuar premtimet e opozitës, por edhe forcave të reja politike, që pritet të konkurojnë në zgjedhjet e 11 majit me alternativat e tyre, përsa i takon rritjes së pensioneve, Edi Rama tha se këta që ju thonë do ju bëjmë pensionet nga 500 euro dhe pagën minimale 1000 euro shesin qylyma fluturues si ato të Sudes dhe Rrapushit

“Nga vlerësimi i fundit i INSTAT, paga mesatare rezultoi më e lartë se ambicia jonë (900 euro) në sektorin publik.

Atje ku rritet një pagë ka një përfitim më shumë për pensionistët. Është shumë pozitive që sektori privat po ndjek të njëjtin trend, por përpjekja jonë po rritet gjithashtu. Kemi të ardhura të rritura ndjeshëm nga formalizimi dhe prurjet në fondin e Sigurimeve Shoqërore, që do të thotë se kemi të gjitha arsyet për të qenë optimist për të nesërmen”, theksoi Rama.

Duke iu referuar të pranishmëve, Rama tha se ju jeni një kategori e shërbëtorëve të këtij shteti që meritoni një sajdisje të veçantë.

“ Nuk ka kategori tjetër të shërbëtorëve të shtetit që numëron brenda rradhëve të tyre, njerëz që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Janë 227 dëshmorë brenda uniformave blu, një numër që korrespondon me periudhën e demokracisë. Pak më shumë se një dekadë më parë, Trupat e Policisë, e humbnin jetën si diçka që ishte pjesë e punës.

Nuk harroj dot kohën, atëherë në opozitë, ne shkonim herë pas here, tek shtëpia e SHQUP, tek godina e ish-Shtëpisë së Ushtarakëve, për të bërë homazhe. Dhe aty mblidheshin drejtuesit e policisë, kolegë, shokë të atyre që kishin rënë në krye të detyrës. Dhe kjo e bën më të madhe detyrën tonë për të qenë falënderues ndaj gjeneratës tuaj që shërbyen në kushte të vështira, në kushte kur policia e shtetit ishte e tradhëtuar nga vetë shteti”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI ANTI-DROGË/ Policia e Vlorës çmonton grupin, përfundojnë në pranga 11 persona
Previous article VIN VELI DO BËHET SËRISH BABA/ Partnerja e tij e re shtatzënë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT