• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Pengu i Panuccit: Më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë…
Home
Futboll

Pengu i Panuccit: Më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë…

22 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Christian Panucci ka ardhur në Shqipëri, për të kaluar disa ditë në vendin që e ka bërë trajner të kombëtares. Ka qenë “Top Channel”, që e ka pritur me mikrofonin e vet trajnerin kuqezi në Aeroportin e Rinasit, duke i marrë një prononcim, në të cilin ai bën një përmbledhje të shkurtër të eksperiencës shqiptare për vitin 2017:

“Mund të them që një nga pengjet e vitit që pret të mbyllet është një pikë që duhet të merrnim me Italinë dhe të them të vërtetën na mungon ajo në llogaritë përfundimtare. Për pjesën tjetër, dua të vazhdoj të theksoj se kemi bërë gjithmonë ndeshje shumë të mira. Më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë, por nuk na mbetet gjë tjetër tani, vetëm të shohim përpara nga e ardhmja.

Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’u rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj, që t’i futemi punës seriozisht. Në këto 6 muaj, që punoj me Shqipërinë, kam arritur të ambientohem shumë mirë. Jam i bindur që do të kemi mundësi të bëjmë një skuadër shumë të mirë dhe në këtë mënyrë do të provojmë të shkojmë në finalet e Europianit të ardhshëm.

Këto janë 6 muajt e parë që unë kam qenë këtu dhe mund të them që janë shumë të kënaqshëm, sepse ndihem shumë mirë në detyrën e re, në krye të kombëtares shqiptare. Dua ta mbyll këtë vit me një urim për të gjithë tifozët shqiptarë: Gëzuar festat e fundvitit! Iu premtoj që do të punoj akoma më shumë në vitin e ardhshëm 2018, që të kemi mundësinë t’u dhurojmë emocione të mira me rezultatet tona”, përfundoi tekniku kuqezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja pse nuk duhet të merrni shembullin e Bill Gates nëse doni të bëheni të pasur
Previous article Skandali i LSI me Tiranë-Elbasan/ U firmosën kontrata me vlera më të larta se ato të miratuara në Këshillin Teknik

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT