• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PENGON ZGJERIMIN”/ Hungaria: BE po bllokon qëllimisht anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Home
Politikë

“PENGON ZGJERIMIN”/ Hungaria: BE po bllokon qëllimisht anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

5 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Hungaria ka fajësuar Komisionin Europian se po përpiqet të parandalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke mos lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapin negociatat.

“Komisioni Evropian ka penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në margjinat e një takimi me homologët e tij të BE.

Szijjártó këmbënguli se “Hungaria dhe BE-ja kanë interesa ekonomike, strategjike dhe politike” për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por se unioni po bllokonte qëllimisht këtë perspektivë.

Gjatë gjithë afatit të komisionit aktual, BE-ja nuk ka zgjedhur asnjë anëtar të ri dhe vendet kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndërmarrin një hap të vetëm për të bërë përpara në proces”, tha Szijjártó. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë zgjerim, BE do të humbasë Mbretërinë e Bashkuar përmes Brexit, tha ai.

“Kjo do të dobësojë BE-në dhe është gjithashtu kundër interesave të saj politikë dhe ekonomikë”.

“Ne presim që komisioni tjetër të fuqizohet dhe jo të ulet numri i vendeve anëtare. Presim të përshpejtojnë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe të hapë të gjitha kapitujt në bisedimet e tij me Malin e Zi dhe Serbinë,” tha ministri.

Në lidhje me çështjen e migracionit, Szijjártó tha se “është në interesin tonë që Ballkani Perëndimor të jetë i fortë dhe i aftë të ndalojë emigracionin”, duke shtuar se kjo kërkon integrimin e rajonit.

Szijjártó theksoi se jo vetëm që vetëm një vend i Ballkanit Perëndimor (Kroacia) është anëtarësuar në BE, por ato vende që tashmë kanë statusin e kandidatit nuk po lejohen të hapin kapitujt.

Hungaria thotë se do të kryesojnë kauzën e zgjerimit të BE-së dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Komisionit të ri.

Hungaria ka qenë shteti më i zëshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Ajo është i vetmi vend i katërshes së Vinshengradit që kufizon Ballkanin dhe ndan një histori të përbashkët me vendet që dikur ishin pjesë e perandorisë Austro-Hungareze.

Disa zyrtarë të BE kanë deklaruar së fundmi se Hungaria mund të marrë në dorë portofolin e zgjerimit në Komisionin e ardhshëm, për të pasuar politikanin austriak Johannes Hahn.

Deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm hungarez Peter Szijjarto nuk lënë asnjë pikëpyetje mbi politikën që do të ndjekë Budapesti kur bie fjala tek zgjerimin.

“Është një hipokrizi. Të gjithë thonë se janë të përkushtuar, por kur bie është fjala për të marrë një vendim, ata nuk guxojnë të veprojnë,” tha ai në qershor kur u hap kapitulli i fundit i negociatave të Serbisë.

“Zgjerimi do të ishte përgjigja më e mirë ndaj tensioneve ekzistuese në rajon. Ne në rajon e dimë saktësisht se sa e rëndësishme është paqja dhe qetësia në rajon”, tha Szijjarto.

Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi i BE duhet të konsiderohet po aq i rëndësishëm sa Brexit në agjendën e ardhshme të KE-së dhe institucioneve të tjera të BE. “Këto probleme janë të një rëndësie të njëjtë,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA ELIMINATORE NDAJ "KUQEZIVE"/ Flet Mesfushori Matuidi: Fitojmë ndaj Shqipërisë, Mbappe është..
Previous article LIVE/ Nis sfida mes Armenisë dhe Italisë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT