• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PENGON…/ Mjekra ju rrezikon më shumë nga koronavirusi
Home
Jetë

PENGON…/ Mjekra ju rrezikon më shumë nga koronavirusi

27 February, 2020 F.autor Jetë

Mustaqet e shkurtra apo një copëz mjekre poshtë buzës mund të jenë jashtë mode, por mund të jenë më të mira për të mbrojtur veten nga koronavirusi sesa mjekra e plotë. Konfirmimi vjen nga zyrtarë të lartë shëndetësorë në SHBA.

Një infografikë e publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se si stile të ndryshme mjekre mund të pengojnë maskat e fytyrës që të mund të puthiten plotësisht pas fytyrës, duke ju ruajtur nga koronavirusi i ri, që pritet të zgjerohet edhe në Shtetet e Bashkuara.

Një grafik i ngjashëm u publikua edhe në vitin 2017, por është rishpërndarë për publikun pasi një zyrtar i lartë i CDC paralajmëroi të martën se tashmë nuk ekziston më pyetja “nëse…”, por “kur virusi do të përhapet në SHBA”.

Nëse jeni komplet të rruar dhe pa mjekër, ose nëse keni mustaqe anësore, copëza të vogla mjekre, do të keni 100 përqind shanse që maskat kundër koronavirusit t’ju përshtaten siç duhet.

Në total, infografiku rendit 36 modele të ndryshme mjekrash, duke filluar nga rruarja e pastër deri tek mustaqet e stilit kinez që varen nën mjekër.

Sidoqoftë, një copëz mjekre e vogël, një mjekër standarde dhe dhjetëra stile të tjera mund të zvogëlojnë efektivitetin e valvulës së maskës. CDC thotë se qimet e fytyrës nuk mund të veprojnë si një filtër sepse nuk janë mjaft të dendura, domethënë qimet individuale janë shumë të mëdha për të kapur grimca të vockla virusi.

Në fakt, agjencia thotë se kërkimet kanë zbuluar se qimet e fytyrës nën sipërfaqen e një maske shkaktojnë nga 20 deri 1000 herë më shumë rrjedhje në krahasim me meshkujt që kanë fytyra pa mjekër.

Sugjerimi për rruajtjen e mjekrës nuk është diçka e re përpara situatave emergjente. Një bashkëluftëtar i Adolf Hitlerit – i cili ka ndoshta një nga modelet e mustaqeve më të njohura në botë – thotë se kancelari i ardhshëm gjerman rruajti fytyrën për t’iu përshtatur përdorimit të maskës kundërgaz.

Ushtari Alexander Moritz Frey shkroi në një ese se kur Hitleri ishte duke shërbyer në Luftën e Parë Botërore, eprorët i kërkuan atij që t’i mbante mustaqet në formën e “furçës së dhëmbëve”, model që ai e ruajti edhe më pas.

Maskat dhe pajisjet e tjera respiratore kanë qenë ndër pajisjet mbrojtëse më të përdorura për të parandaluar përhapjen e virusit. Gjithsesi CDC nuk rekomandon përdorimin e tyre në mënyrë rutinore jashtë vendit të punës apo mjediseve të mbipopulluara me njerëz.

Deri të mërkurën, më shumë se 80,000 njerëz në të gjithë botën ishin të infektuar me koronavirus, ndërsa më shumë se 2.700 kanë vdekur deri tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA JEP LAJMIN E MIRË/ Shqipëria firmos marrëveshjen 750 mijë dollarëshe
Previous article NDODH NË ITALI/ Shisnin maska me vlerë mbi 5 mijë euro një copë, vihen nën hetim 20 vetë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT