• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA NË KAMËZ/ I arrestuari i sotëm dyshohet se ndihmoi të zhduket trupi i Prengës
Home
Breaking News

PENGMARRJA NË KAMËZ/ I arrestuari i sotëm dyshohet se ndihmoi të zhduket trupi i Prengës

29 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet i pesti për pengmarrjen dhe vdekjen e Jan Prengës mesditën e 17 janarit në Kamëz.

Policia e Tiranës informoi sot se në pranga ka rënë Festim Bexhidi, 30 vjeç, banues në Kavajë, ndërkohë dje u prangosën dhe 4 shtetas të tjerë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë” informoi policia. 

Kush e zhduku trupin

49 vjecari humbi jetën pas të rrahurave teksa po transportohej drejt resortit në pronësi të familjes Hajri, ku do te mbahej peng.

Për shkak të rëndësisë së hetimit, policia nuk bën me dije detaje të tjera por informon se në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor, të cilave I referohet gazetari ynë, Besar Bajraktaraj bëjnë me dije se ka dyshime që Bexhidi të ketë ndihmuar në zhdukjen e trupit të 49 vjeçarit.

Detaje të tjera

Dyshohet se edhe dy grupe të tjera kriminale, një në Shkodër dhe një në Vlorë të jenë përfshirë në këtë pengmarrje. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 5 persona.

 

Në kërkim për trupin – Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 49 vjeçarit dhe Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Kërkimet janë përqëndruar në Shijak, zonat përreth dhe në Durrës.

Dje gjatë operacionit “Resorti” u arrestuan

Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak

Makina e pengmarrjes në Kamëz i përket një këngëtareje

Makina me të cilin u mor peng 49 vjecari Jan Prenga mesditën e 17 janarit figuron se i përket një këngëtareje tallavaje me inicialet D.T. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina figuron se i ishte vjedhur këngëtares. Pas rrëmbimit makina u gjet e djegur.

Materialet në ngarkim të Festim Bexhidit do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministri Edi Rama do të çelë edicionin e dytë të Forumit Ekonomik në Tiranë, në 30 janar 2020
Previous article KOMENT/ Donald Trump fyen palestinezët

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT