Ka bërë jo pak zhurmë, deklarata e kandidatit per kryetar të PD Agron Shehaj, teksa u shpreh se gabimi më i madh i Lulzim Bashës ishte vendimi per djegien e mandateve.
Shehaj shtoi se ka qene kundër këtij vendimi, duke iu shtuar listës së gjate të deputetëve dhe aleatëve të Bashës që kanë thene pikërisht të njëjten gjë.
Veç apeleve të njëpasnjeshme të faktorit nderkombëtar asokohe, alarmi duket se erdhi më pas nga pendesa e atyre që vendosën ti digjnin mandatet.
Reagimi më i fortë ishte padyshim, ai i Monika Kryemadhit e cila pas humbjes së 25 prillit i kerkoi falje Presidentit Meta që nuk e degjoi për mos ti djegur mandatet, duke shtuar se zgjodhi strategjine e gabuar.
“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale”, tha Kryemadhi.
Agron Duka:
“E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.”
Nard Ndoka:
Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time”.
Nga ana tjetër, edhe deputete të PD të pranishem ne mbledhjen ku eshte vendosur kanë qenë teresisht kundra ketij procesi.
Detajet i ka zbuluar ish deputeti demokrat, Myslym Murrizi.
“Kam qenë i pranishëm në sallë kur është vendosur djegia e mandateve. Kam debatuar, kam folur kundër djegies së mandateve, ka folur Romeo Gurakuqi, Halim Kosova, Genc Pollo, Grida Duma, Ervin Salianji.
Unë kam qenë aty, duke iu drejtuar Berishës së pari, se çfarë zgjidhim me ikjen nga parlamenti kur e provuam dy herë në 97-ën, kur u plagos Azem Hajdari dhe dhe kur u vra në 98-ën. Ne ishim kundër, ndërsa kishte dhe nga ata që e mbështesnin duke përmendur edhe protestat. Djegia e mandateve i dhanë 2 vite mbrapsht subjektit politik por edhe Shqipërisë”, tha Murrizi.
Edi Paloka gjithashtu ka deklaruar se ka qenë kundra kohës së depozitimit, pra momenti per ti djegur nuk ishte i duhuri sipas tij.
“Unë vetë kam pasur një mendim pak më ndryshe, nuk kam qenë kundër dorëzimit, kam qenë kundër për kohën e dorëzimit. Por kjo pak rëndësi ka.”
Pyetja lind, nëse të gjithë kane qenë kundra vendimit (ndoshta me te rendesishem që ka marre ndonjeherë kjo opozitë), atëherë kush ka qenë pro?
Apo vetëm Lulzim Basha?
AlpeNews.al







