Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e “Shna Ndout”.
Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe kemi zgjedhur t’iu sjellim pak nga atmosfera e peligrinazhit të sotëm në Kishën e Laçit, që përkon edhe me të martën e 5-të.
Ashtu sikurse edhe të martave të tjera, edhe sot shumica e kanë zgjedhur Kishën e Laçit si destinacionin e tyre.
Theksojmë që në ditët e peligrinazhit kisha dhe ambientet e saj jashtë janë të populluara jo vetëm ditën, por edhe gjatë natës. Kjo pasi e marta nuk është ditë pushimi dhe shumica shfrytëzojnë pasditet dhe mbrëmjet për të kryer peligrinazhin tek Kisha e Laçit.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga peligrinazhi i sotëm tek Kisha e Laçit ku pasqyrohen edhe disa nga ritualet që bëhet aty, nga pjesa brenda Kishës deri tek ndezja e qirinjve jashtë saj.
Përgatiti: AlpeNews.al








