• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
12 MIJË EURO DHE APARTAMENTET…/ Shkarkohet përfundimisht numri DY i prokurorisë së Tiranës
Home
Aktualitet
Drejtësi

12 MIJË EURO DHE APARTAMENTET…/ Shkarkohet përfundimisht numri DY i prokurorisë së Tiranës

16 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Arben Nela, numri dy i prokurorisë së Tiranës. Në 23 korrik të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Nelës, pasi nuk justifikonte 3 apartamente dhe një shumë parash rreth 12 mijë euro (lexo këtu raportin e plotë). Arben Nela nuk u pajtua me vendimin dhe e dërgoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që pas shqyrtimit sot vendosi shkarkimin përfundimtar nga detyra.

VENDIMI I PLOTË I KOLEGJIT TË APELIMIT
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Portieri Ter Stegen: Ne nuk jemi PSG-ja, do të luajmë...
Previous article PELIGRINAZHI TEK KISHA E LAÇIT/ E marta e 5-të, besimtarët... (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT