• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pedagogu SHPËRTHEN ndaj qytetarëve: O dele, pse shkuat në koncertin e Ermal Metës? Popull IDIOT…
Home
Sociale

Pedagogu SHPËRTHEN ndaj qytetarëve: O dele, pse shkuat në koncertin e Ermal Metës? Popull IDIOT…

2 June, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ergys Mërtiri, një sociolog dhe gazetar pranë PD-së, është revoltuar me qytetarët që kanë marrë pjesë në koncertin e Ermal Metës.

Ai i quan ata dele dhe bagëti.

“Prania e madhe e njerëzve në koncertin e djeshëm të Ermal Metës është një lajm i keq që vetëm na tregon sesa derdimen ka mbetur ky popull.

Si mund të shkosh në një koncert të organizuar nga politika, për qëllime qartësisht dhe paturpësisht propagandistike, kur kjo politikë po ta nxin dhe vështirëson jetën çdo ditë, duke të varfëruar, përçudnuar, tallur e shpërfillur?

Si mund të marrësh pjesë në ahengjet e një qeverisjeje që po e kthen gjithë kombin në emigrant potencial, duke mos mbetur më njeri me dëshirën të jetojë në atdheun e vet?

Si mund të shkosh të zhgërryesh në cirkun e pushtetit, kur ai po ta bën jetën cirk me problemet që hap, ndërsa pushtëron me banda kriminelësh e trafikantësh, në mënyrën më të degjeneruar, të paparë ndonjëherë?

Si mund të shkosh e të englendisesh në koncertet e shndërruara në fushatë elektorale nga një kryetar bashkie që po shkatërron me beton çdo resurs e çdo hapësirë të këtij qyteti duke ua vënë ato në shërbim oligarkëve, ndërsa po shtrydh me taksa, gjobëvënie, e mungesë shërbimesh çdo bulzë djerse të njerëzve që nuk merren me pisllëqe?

Po të jetë për dashurinë për artin, ky popull ka dhënë prova që nuk ia ndjen.

Në këtë vend kanë ardhur Ëitesnake, Deep Purple, apo qoftë edhe Zucchero, nëse muzika italiane është më pranë shijeve të këtij publiku, dhe as ia ka ndjerë kujt.

Edhe argumenti se njerëzit kishin dalë për të mbështetur Ermalin për suksesin e tij, nuk qendron, për sa kohë as 200 vetë nuk dolën kur Eda Zari dhe Elina Duni, muzikante shumë herë më të mira dhe të suksesshme se Ermal Meta, mbajtën koncert në Tiranë, madje edhe me një mision dhe mesazh të rëndësishëm në dobi të të gjithëve: Mos ma prek Valbonën!

Pjesëmarrja në koncertin e Ermal Metës, përtej vlerësimit për të tij si artist, tregon vetëm sesa dele jemi.

Jemi viktima të mjera të marketingut e propagandës, qenie me një paaftësi të thellë për të menduar dhe gjykuar mbi atë që bëjmë. Jemi veç një turmë e bindur dhe nënshtruar që tërhiqemi prej hunde dhe shkojmë nga të na dërgojnë ata që na shkelin me këmbë.

Turremi si bagëti drejt këmborës që tundin reklamat pa ditur për ku dhe pse, ndërsa zgjedhim për barinj, pikërisht kasapët.

Bukë dhe cirk, ishte formula e vjeter romake për ta mbajtur popullin në hutim e nënshtrim. Jo vetëm që këta 2 mijë vjet nuk na kanë shërbyer për ta kuptuar sesi na e fusin, por përkundrazi, jemi idiotizuar më keq. Këta na kanë hequr edhe bukën dhe na gënjejnë vetëm me cirk.

Bravo iu qoftë”, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Everton-Manchester United, nis “beteja” në merkato…
Previous article PANIK GJATË TAKIMIT TË RAMËS NË BELSH/ Gardisti bie nga 2 metra lartësi... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT