• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PEDAGOGËT NESËR NË PROTESTË/ Thirrja e sindikatës: Të mblidhemi për ta bërë këtë profesion misionar, të mirëpaguar
Home
Sociale

PEDAGOGËT NESËR NË PROTESTË/ Thirrja e sindikatës: Të mblidhemi për ta bërë këtë profesion misionar, të mirëpaguar

4 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka bërë një thirrje për pjesëmarrjen e ditës së nesërme në lidhje me rritjen e pagave dhe kërkesave të tjera që ata kërkojnë të merren parasysh.

Ata thonë se të gjithë profesorët dhe studentët që duan të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion të mirëpaguar.

“Le ta bëjmë këtë godinë Simbolin e Qëndresës Akademike! Të nderuar drejtues të IAL-ve publike! Lutemi të qëndroni në lartësinë e detyrës/funksionit tuaj akademik, duke mos penguar apo intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar.

Në datën 5 Tetor, ora 11:00, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Do na duhet të jemi të gjithë bashkë, jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Nuk po kërkojmë thjesht rritje të pagave, pasi vlera e punës tonë do të jetë gjithmonë më shumë se çdo vlerë monetare.

Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse! Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjitetit profesional, që ka për qëllim t’i shërbejë vetëm të mirës publike, larg interesit të politikës së ditës. Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës.

Le ta bëjmë këtë godinë Simbolin e Qëndresës Akademike! Të nderuar drejtues të IAL-ve publike! Lutemi të qëndroni në lartësinë e detyrës/funksionit tuaj akademik, duke mos penguar apo intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit.

Note: Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë. Në anën tonë kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenin 197, pika 4, të Kodit të Punës “Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cënim ose diskriminim ndaj punëmarrësve për shkak të pjesëmarrjes apo jo në grevë”.

KRYESIA E SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO JU E DINIT? Pse duhet të vendosni bukë në gojë kur grini një qepë
Previous article REFORMA TERRITORIALE/ PD kërkon 94 bashki, ja propozimi për rajonet: Qeveria të rikthejë ministri për pushtetin vendor

s.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT