• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PË 2 VITET NË VAZHDIM/ Banka e Shqipërisë pjesë e programit të Sistemit…
Home
Ekonomi

PË 2 VITET NË VAZHDIM/ Banka e Shqipërisë pjesë e programit të Sistemit…

18 May, 2019 k.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë për dy vitet në vijim bëhet pjesë e programit të asistencës teknike të përgatitur nga Banka Qendrore e Gjermanisë, për bankat qendrore dhe institucionet financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky program do të zbatohet me fondet e akorduara dhe monitoruara nga Bashkimi Europian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA II) dhe në të bëjnë pjesë 17 banka qendrore kombëtare të Sistemit Europian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe Bankën Qendrore Europiane (BQE).

Banka e Shqipërisë do të përfitojë asistencë teknike nga zbatimi i këtij programi, së bashku me Bankën Qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, Agjencinë Bankare të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Agjencinë Bankare të Republikës së Serbisë, Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Bankën Qendrore të Malit të Zi, Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankën Kombëtare të Serbisë.

Ky program synon forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve përfituese, kryesisht përmes përmirësimit të mëtejshëm të instrumenteve të tyre analitike dhe politike, nëpërmjet përvetësimit të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe europiane në praktikat kombëtare.

Në takimin e parë të Komitetit Drejtues të Programit të mbajtur në Bankën Kombëtare të Austrisë, Drejtuesi i Programit për Deutsche Bundesbank, Martin Dinkelborg, theksoi se,  “me këtë iniciativë të përbashkët, komuniteti bankar qendror në BE është i gatshëm të mbështesë fuqishëm kolegët tanë në Ballkanin Perëndimor, në përpjekjet e tyre për të prezantuar standardet më të larta, për të mirën e vendeve dhe popujve të tyre”.

Doris Ritzberger-Grynvald, drejtoreshë e Departamentit të Analizës Ekonomike dhe Kërkimeve në Bankën Kombëtare të Austrisë, theksoi rëndësinë e programit për zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të rajonit. Më tej, ajo përshëndeti qasjen bashkëpunuese të ndërmarrë nga 18 bankat qendrore kombëtare dhe BQE-ja nëpërmjet këtij programi.

Ndërsa Andreas Papadhopoulos, këshilltar për Qeverisjen Ekonomike në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Europian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, theksoi se: “Programi synon përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe përbën një perspektivë afatgjatë në mbështetjen e institucioneve të tyre për anëtarësimin e mundshëm në BE, në rastin tonë në SEBQ”.

Gjatë zbatimit të programit, Deutsche Bundesbank, së bashku me 17 bankat qendrore kombëtare dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore Europiane, do të organizojnë një program intensiv trajnimi rajonal për çështjet kryesore të banking-ut qendror dhe mbikëqyrjes. Më konkretisht, programi konsiston në 20 aktivitete trajnuese, të fokusuara në fushat e mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, mbrojtjes së konsumatorit dhe përfshirjes financiare, rimëkëmbjes së bankave, politikës monetare, sistemeve të pagesave, statistikave, përputhshmërisë dhe integrimit në BE, politikave të qeverisjes, si dhe kontabilitetit e auditimit të brendshëm.

Programi do të ofrohet nga ekspertët e bankave qendrore kombëtare të SEBQ-së dhe BQE-së. Paralelisht, në program janë parashikuar të zhvillohen 2 workshop-e në nivel politikëbërësish për punonjës të nivelit drejtues të angazhuar në trajtimin e kredive me probleme dhe qeverisjen e bankave. Përveç aktiviteteve rajonale trajnuese, programi do të financojë edhe disa masa specifike dypalëshe që do të përcaktohen në takimet e mëtejshme të Komitetit Drejtues të Programit.

Përveç Bankës Qendrore të Gjermanisë dhe Bankës Qendrore Europiane, bankat e tjera europiane kontribuese në këtë program janë: Banka Kombëtare e Austrisë, Banka Kombëtare e Belgjikës, Banka Kombëtare e Bullgarisë, Banka Qendrore e Çekisë, Banka e Francës, Banka e Greqisë, Banka e Holandës, Banka Kombëtare e Hungarisë, Banka e Italisë, Banka Kombëtare e Kroacisë, Banka e Lituanisë, Banka Kombëtare e Polonisë, Banka e Portugalisë, Banka Kombëtare e Rumanisë, Banka e Spanjës, Banka e Sllovakisë dhe Banka Kombëtare e Sllovenisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIVORCI" I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Ja kush janë rebelët e "Zonjës së Vjetër" që festuan largimin
Previous article BEQARE APO JO? Beatrix Ramosaj e sqaroi statusin dhe po deshët mos e besoni (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT