• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD TRADHËTOI LSI-NË, NUK E NDIHMOI…”/ “Zëri i Amerikës”: Marrëdhënia e tyre pësoi një thyerje të qartë
Home
Politikë

“PD TRADHËTOI LSI-NË, NUK E NDIHMOI…”/ “Zëri i Amerikës”: Marrëdhënia e tyre pësoi një thyerje të qartë

14 September, 2021 s.autor Politikë

Në Shqipëri, rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në 2017-ën, i kushtoi Lëvizjes socialiste për integrim, pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar.

Partia Demokratike, duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në 4 vitet e shkuara, duke shënuar në këtë mënyrë një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes tyre.

Për të patur një grup parlamentar, gjë e cila mundëson një sërë favoresh, që nga koha në dispozicion gjatë diskutimeve në sallë deri te logjistika në mjediset e Kuvendit, nevojiten 7 deputetë.

Partia Demokratike u kujdes që aleatët e tjerë të vegjël të saj, të cilin kishin konkurruar nën siglën e kësaj force politike, duke marrë vende të sigurta në listë, të mos mbeteshin duarbosh as në parlament.

Ajo mbështeti krjimin e dy grupeve të tjera, përmes deputetëve të saj që u deklaruan si pjesë e tyre. Së bashku me tre deputetët të PDIU-së, u krijua Grupi për Demokraci dhe Integrim me 7 përfaqësues, të cilët do të kenë si drejtuese Mesila Dodën.

Ndërsa me kryetarët e PR-së, PAA-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së, tre deputetë demokratë formuan grupi Aleanca për Ndryshim, nën drejtimin e Fatmir Mediut.

Një gjë e tillë nuk ndodhi me LSI-në. Burime nga kjo forcë politike sqaruan se “as nuk kemi patur ndonjë propozim nga PD, dhe as kemi kërkuar mbështetje me deputetë”.

Ftohja e ndjeshme e marrëdhënieve mes tyre, përveç mungesës së takimeve zyrtare, u vu re dhe në këto seanca të para parlamentare.

Gjatë votimit për kryetaren LIndita Nikolli, ndërsa demokratët grisën në mënyrë demonstrative fletët e votimit . 4 deputetët e LSI-së e hodhën në kuti votën e tyre kundër.

Edhe gjatë seancës të së hënës, ata nuk iu bashkuan demokratëve që u larguan nga seanca në formë proteste. Shkas u bë mungesa e përfshirjes së deputetëve të LSI-së në komisionet parlamentare.

Socialistët kërkuan që kjo çështje të zgjidhej më vonë dhe votimi të bëhej në seancën e radhës dhe që demokratët të rishikonin përfaqësimin e tyre për të krijuar hapësira dhe për deputetët e LSI-së duke ruajtur raportet shumicë-pakicë në komisione.

Por kjo u konsiderua nga demokratët si një “shkelje e rregullores për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës”.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E PRISJA..."/ Bamir Topi: Takimi misterioz Basha-Berisha në trotuar para se ta sillte në PD, që na habiti të gjithëve
Previous article REPORTAZHI I "NEW YORK TIMES"/ Afganët në Shëngjin: Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura. Kjo është parajsa

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT