• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK E PRISJA…”/ Bamir Topi: Takimi misterioz Basha-Berisha në trotuar para se ta sillte në PD, që na habiti të gjithëve
Home
Politikë

“NUK E PRISJA…”/ Bamir Topi: Takimi misterioz Basha-Berisha në trotuar para se ta sillte në PD, që na habiti të gjithëve

14 September, 2021 s.autor Politikë

“Nuk e prisja për hir të vërtetës pasi të dy para pak ditësh kanë qenë në një simbiozë dhe vendimet janë marrë së bashku nga të dy. Ishte një vendim i papritur ku të gjithë u kapën në befasi. Ishte një akt i paparashikuar për atë që njerëzit mendojnë për karakterin e Bashës.

Ky çlirim nuk erdhi si pasojë e bindjes së brendshme të Bashës, por si presion nga SHBA. Ata i thanë se ky formacion nuk më të ecë pafund me relike. Për mua PD duhet ta kishte bërë vetë më parë nuk duhet ta kishte çuar çështjen deri këtu.

Betejat në politikë nuk janë dhurata dhe Basha duhet ta kishte larguar vetë me kohë, dhe kësaj beteje nuk i dihet se si do të shkojë. Nuk merren gjërat pa betejë, pa garë, nuk ka dhurata në politikë. Edhe këtë herë Bashës dhuratë i erdhi nga DASH, nuk e mori vetë vendimin”, tha Topi.

Për të treguar lidhjen e fortë që Berisha edhe Basha kanë pasur që në momentin e parë mes tyre, Topi tregoi në Report Tv takimin e parë të tij me Bashën. Ish- presidenti Topi tha se ai e ka takuar atë në Durrës në 2005, ndërsa lidhja e fortë u tregua qartë kur Basha nxorri nga makina Berishën dhe zhvilloi një bisedë për 10 minuta në një trotuar në errësirë.

Për Topin kjo nuk kishte ndodhur kurrë dhe nuk e kish guximin ta bënte kush, por e bëri Basha, një djalosh i ri i ardhur nga Kosova. Topi tha se Berisha e zgjodhi Bashën dhe e vuri në majat e pushtetit në të njëjtën mënyrë dhe skemë që përdori Enver Hoxha për të sjellë në pushtet Ramiz Alinë.

“Basha dhe Berisha kanë një marrëdhënie që nga minutat e para e kam konstatuar që ardhja e Bashës në PD ishte në mënyrë ekskluzive me bekimin e Berishës, madje është futur në rrethana shumë të veçanta.

Ndryshe nga çdo here tjetër kur ne shkonim në aktivitete nuk kishte ndodhur kurrë që Berisha të më ftonte që të udhëtonim së bashku në makinë e tij, ishte prishje e rregullit. Në janar 2005 festohej përvjetori i themelimit të PD në Durrës dhe para selisë ishte errësirë.

U futëm në një nga ambientet e selisë në Durrës dhe pas fjalës së Berishës ku mbaruam , pas nesh qëndronin dy persona që nuk i kisha parë kurrë më parë. Kur u prezantuan ishte Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi.

Ajo që më bëri përshtypje, kur u futem në makinë, unë u ula para dhe Berisha pasi tentoi të futej, e nxjerr nga makina Basha dhe qëndrojnë në trotuar në errësirë duke folur për 10 minuta, duke shqetësuar edhe truprojat.

Që këtu ne mendonin se kush ishte ky person që kishte guxim që të bënte ketë veprim. Më vonë Basha u prezantua në PD dhe u vesh me pushtet me poste të rëndësishëm me bekimin e Berishës. Për futjen e Bashës në PD, Berisha ka ndjekur skenarin e Enver Hoxhës për të risjellë në pushtet Ramiz Alinë. Kjo lidhet me formimin e Berishës”, tha Topi.

Lidhur me kërcënimet e Berishës se do e largojë Bashën nga PD, Topi tha se në fakt këto janë vetëm deklarata pasi Berisha nuk e bën dot më këtë gjë, pasi ka humbur aleatin tradicional të PD, SHBA dhe vetë Bashën që e krijoi vetë.

“Berisha ka humbur tre aleatë të rëndësishëm në këtë betejë, ka humbur aleatin tradicional SHBA. Aleati i dytë është mosha, i ka ikur mosha për të qenë i besueshëm dhe vital tek të tjerët. Ka humbur edhe Bashën që e kishte të vetin dhe në krah. Kisha menduar që Berisha duhej të dorëhiqej vetë që kur po bëheshin kandidaturat për 25 prillin”, tha Topi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Mbërrin në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj
Previous article "PD TRADHËTOI LSI-NË, NUK E NDIHMOI..."/ “Zëri i Amerikës”: Marrëdhënia e tyre pësoi një thyerje të qartë

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT