Shefi i Urgjences ne Spitalin e Peshkopise Dr. Hajri Lusha sqaron dhunen e pretenduar nga PD nga Policia ndaj shtetases Aferdita Shehu ne oret e para te dites se sotme.
Sipas mjekut, pacientja ka mberritur ne nje gjendje te renduar emocionale, sindroma neurotik me gjendje lipotomie, shkaktuar nga arrestimi i nje prej familjareve te saj.
Ajo ka marre asistence te menjehershme dhe i jane bere kontrollet e duhura mjekesore, te cilat konfirmojne se nuk ka patur asnje shenje dhune.
Kete e konfirmon edhe fakti se pacientja ka qendruar me pak se nje ore ne spital dhe prej oresh ndodhet ne banesen e saj. Dr. Lusha i ben thirrje forcave politike te mos abuzojne me pacientet e te mos perhapin panik per situata te stisura.


