Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pëuroi sot rikonstruksionin e Shkollës “Jeronim De Rada”, duke thënë se ky institucion arsimor do të jetë gati për nesër, kur edhe fillon viti i ri shkollor.
Gjatë fjalës së tij, Basha akuzoi opozitën se përdor prindërit e fëmijëve për politikë, por sipas tij do të zhgënjehet në 25 prill, kur janë edhe zgjedhjet e ardhmshme parlamentare.
“Kam parasysh konferencën për shtyp të atij që nuk bëri asnjë shkollë në Tiranë, kur tha se Kopshti 42 do të bëhet pallat. Ne, sigurisht, nuk harxhojmë kohë me ta, por dje e patë që deklaruam financimin e Kopshtit 42 me miqtë e Katarit. Pra, përdorimi i fëmijëve, i kopshtit, i çerdhes, si mjete për të bërë politikë, nga ata që tashmë janë diskredituar, flet shumë. Kështu thanë edhe për fushën në Laprakë, kështu thanë edhe për “7 xhuxhat”, që u bë kënd lodrash, kështu thanë edhe për lodrat te Liqeni, edhe për Parkun Rinia. Pyetja ime për ta është: A nuk u lodhët?! Ne do t’i zhgënjejmë me ndërtimin e një super kopshti nr. 42, me një super shkollë në Pezë dhe me një super shkollë në Kombinat”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku tha gjithashtu se bashkia është duke rindërtuar edhe 11 shkolla të prekura nga tërmeti dhe 17 të reja janë në proces.


