Ish-kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, i pyetur se nëse se ka njerëz që mund të punojnë për riorganizimin e PD, është shprehur se Partia Demokratike nuk e ka kryer misionin e saj.
I revoltuar, Kadilli theksoi se PD nuk e ka formuar as Berisha dhe as Lulzim Basha, duke hedhur poshtë këto të fundit.
“Unë mendoj që PD nuk e ka kryer misionin. Një forcë politike ka krizat e saj. Kemi një lidër të vjetër që nuk pranon të ikë.Cdo demokrat ka përgjegjësitë e tij, unë i ftova për të hequr monopolin e krytarit. Unë nuk kam besuar se po mos kishim Berishën, apo Bashën, s’do kishim PD. Unë sfidoj monopolin e kryetarit. Ka shumë demokratë që mendojnë kështu. Ka plot demokratë që që presin ndryshimin”, ka deklaruar Kadili në studion e abc news.