Lulzim Basha është në një presion të madh, se çfarë do të bëjë me Sali Berishën.
Këtë javë fillon Parlamenti dhe ai duhet të vendosë nëse do e përjashtojë atë nga grupi parlamentar, apo do e mbajë.
Basha është mes dy zjarreve, atë të SHBA që i kërkon ta përjashtojë, dhe familjes Berisha, që i kujton se mund t’i marrin PD-në, nëse përjashton Berishën.
Por në rrjet është gjetur një zgjidhje brilante: Basha mjafton të mos shkojë në seancën e parë të Parlamentit dhe nuk ka pse merr asnjë vendim.
Se hera e parë ëshstë e vështirë, pastaj s’të bën më përshtypje!