PD ka ndezur tashmë ‘motorët’ për zgjedhjet e përgjithshme 2021.
Ndërkaq, Ervin Salianji ka publikuar një foto nga Gjirokastra me ekipin drejtues atje, dhe ‘ndjell erën’ e ndryshimit.
“Gjirokastër! Loading ndryshim. Me ekipin drejtues të Partisë Demokratike pas takimeve intensive me demokratët e qarkut!”, shkruan Salianji.
Kujtojmë se ish-deputeti, në zgjedhjet e 2017-ës u zgjodh në Parlament nga listat e qarkut të Korçës.
PD ende nuk ka publikuar emrat e drejtuesve të qarqeve por ajo që dihet është se këtë herë përzgjedhja e kandidatëve do të kalojë nëpër disa faza.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përzgjedhje do të jetë reale apo do të kemi sërish një model si ai që Basha prodhoi në 2017-ën dhe na i solli ‘peshqesh’ në Kuvend, ata deputetë që i shikoni e dëgjoni sot si deputetët e opozitës së re.


