• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD ME FYTYRË TË RE/ Zhduken gjurmët e fundit të Sali Berishës në korridoret e selisë blu
Home
Politikë

PD ME FYTYRË TË RE/ Zhduken gjurmët e fundit të Sali Berishës në korridoret e selisë blu

5 January, 2022 s.autor Politikë

Selia blu pritet të marrë një fytyrë të re në përfundim të punimeve në ambientet e brendshme dhe fasadën kryesore të godinës.

Partia Demokratike duket se po fiton një identitet të ri, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje.

Burime të gazetës “Panorama” që u futën në ambientet e brendshme të selisë blu konfirmuan se në korridorin e godinës në katin e parë janë hequr disa foto të mëdha që ndodheshin në muret anësore në të djathtë dhe në të majtë të korridorit.

Bëhet fjalë për postera që paraqesin momente të suksesshme të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, të tilla si futja në NATO, apo inaugurime të veprave të rëndësishme.

Gjurmët e të kaluarës janë venitur dhe tanimë në ambientet e brendshme të selisë blu kanë zënë vend sloganet “Zgjedhim të Ardhmen”.

Bëhet fjalë për slogane të formatit që u përdorën në Kuvendin e 18 dhjetorit, të thirrur nga kryedemokrati Basha. Ndërkohë që mësohet se të gjitha ambientet e brendshme të selisë po lyhen me bojë.

Gazeta “Panorama.al” mëson se në ambientet e brendshme të selisë nuk janë instaluar dyer të blinduara apo hekura për të pamundësuar hyrjen. Ndarja me Sali Berishën duket përfundimtare, e duket se kreu i PD-së Basha kërkon të reflektojë një filozofi të re, duke larguar çdo kujtim të ish-kryeministrit nga godina e demokratëve pas shpalljes ‘non grata’ dhe konfliktit frontal për PD-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ U ekzekutua në një lokal mbrëmë në "Don Bosko", kush ishte 35-vjeçari nga Dibra
Previous article VIDEOLAJM/ Tabaku "harron", kërkon të futet në PD nga "dera" e Bashës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT