• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ PD-LSI thyejnë bojkotin e Kuvendit, Vlahutin prezanton për progres-raportin e KE
Home
Shqipëri

FOTO/ PD-LSI thyejnë bojkotin e Kuvendit, Vlahutin prezanton për progres-raportin e KE

25 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Është mbledhur paraditën e sotme komisioni për Integrimin Evropian.

PD dhe LSI kanë thyer bojkotin e Kuvendit, të paktën vetëm për ditën e sotme.

Deputetët e opozitës kanë marrë pjesë në prezantimin e progres-raportit të KE në komisionin parlamentar të Integrimit nga ambasadorja Romana Vlahutin, ku vlen të theksohet rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Nga deputetët e PD bie në sy kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo. Deputetët e tjerë të PD që kanë thyer bojkotin janë Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma.

Ndërsa nga LSI marrin pjesë ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe deputetët Petrit Vasili e Edmond Panariti.

Pollo: Shpresoj që Rama të ketë sukses në Gjermani
Kreu i komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo tha se opozita po lobon për të bindur vendet skeptike për çeljen e negociatave në qershor. Duke i uruar suksese Ramës sot në Gjermani, Pollo kërkoi të ndalojnë sulmet ndaj deputetëve europianë.

Opozita po bën përpjekje për të bindur vendet skeptike. Shpresoj që Rama të ketë sukses sot në Gjermani. Të shmangen sulmet ndaj deputetëve evropianë. Jo sulme për merita e fajtorë”.

Vlahutin: Të presim qershorin ç’do mendojë BE
Nga ana e saj, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin theksoi rëndësinë e reformave të cilat sipas saj do luajnë rol në bindjen e vendeve të BE për çeljen e negociatave në muajin qershor.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi dhe vettingu, ambasadorja Vlahutin tha se duhet arritur progres serioz sa i takon dënimit të zyrtarëve të korruptuar.

“Shqipëria ka shënuar progres sa i takon luftës së trafikut të drogës. Ndërsa lufta kundër krimit mbetet sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i takon dënimit të zyrtarëve duhet progres serioz. Komisioni Europian vëren padrejtësi ndaj njerëzve sa i takon çështjeve ë pronës. Kjo çështje duhet të ketë një zgjidhje tërësore. Raporti i KE ndalet tek 5 pikat kryesore, por duhet vullnet politik për të ecur përpara në përmbushjen e tyre”, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

“Reformat të ruhen e të thellohen. Të shohim çdo të mendojnë shtetet anëtare në qershor për negociatat. Duhet konsensus konkret në veprime dhe jo vetëm në retorikë. Vullneti politik është thelbësor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç'PO KURDISINI VALLË/ Reperët shqiptar "KAPEN MAT" duke bërë... (FOTO)
Previous article Ancelotti, trajneri i Italisë? Me Pirlon, Maldinin dhe Buffon në staf…

Redaktor2

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT