• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD I MBYLL DERËN DEPUTETËVE “TRADHËTARË”/ Nëse në Shkodër anëtarësia do Topallin? Bardhi: Do e mendojmë
Home
Politikë

PD I MBYLL DERËN DEPUTETËVE “TRADHËTARË”/ Nëse në Shkodër anëtarësia do Topallin? Bardhi: Do e mendojmë

26 June, 2020 F.autor Politikë

Ish-deputetët e Partisë Demokratike që refuzuan djegien e mandatit apo ata individë që u futën në Kuvend nga lista, janë të përjashtuar që të jenë pjesë e procesit të hapur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie.

Por krahas kësaj, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, thotë se dera e hapur është për çdo ish-zyrtar, qofshin dhe kritikët e Bashës.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie do ti shërbejë  Partisë Demokratike, për hapje ndaj gjithë faktorëve që ndikojnë në maksimalizimin e votës dhe përfaqësimit ndaj qytetarëve. Gazmend Bardhi, në një intervistë për Rtv Ora, thotë se ky proces nuk paragjykon as kritikët e Lulzim Bashës.

Bardhi: Në Partinë Demokratike nuk ka asnjë të larguar. Sigurisht që është një proces që me vite ndodh që një drejtues i lartë i partisë, funksionar i lartë, deputet apo kryetar bashkie në një moment të caktuar të humbë të drejtën apo mundësinë që të jetë përfaqësues i demokratëve në këto pozicione. 

Por humbja e mundësisë për të përfaqësuar demokratët në një pozicion të caktuar nuk do të duhet të shoqërohet apo të nënkuptojë largimin e këtij personaliteti apo të kësaj figure nga partia.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm ata individ që janë përjashtuar për shkelje të rënda statutore,  e këtu përfshihen të gjithë emrat që pranuan apo refuzuan të digjnin mandatin.

Bardhi: Asnjë person që ka qenë anëtar i PD-së dhe është larguar me masë disiplinore për thyerje të rëndë të statutit të partisë nuk mund të bëhet pjesë e këtij procesi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së do të kordinojë procesin për qarkun e Shkodrës. Por çfarë do të ndodhë nëqoftëse anëtarësia propozon Jozefina Topallin, një ndër kritikët më të forta të Lulzim Bashës?

Bardhi: Çdo propozim i bërë nga anëtarët do të merret, do të shqyrtohet pa asnjë paragjykim.

Në selinë blu do të ngrihet një Komision i filtrimit të kandidatëve. Për ti bërë pjesë të këtij organi, Lulzim Basha ka zhvilluar një seri takimesh me personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe kritikun e tij Genc Ruli.

Bardhi: Janë kontaktuar disa personalitete apo figura politike apo publike dhe do të jetë në vendimmarrjen e kryesisë së partisë për caktimin e emrave konkretë që do të jenë në përbërje të këtij komisioni dhe komisionit zgjedhor.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të zgjasë deri më 30 shtator, ndërsa brenda pak ditësh pritet që Basha të delegojë edhe drejtuesit e qarqeve, duke nisur në këtë mënyrë fushatën elektorale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NASRI KA DITËLINDJEN/ Urimi i Benatia-s bën xhiron e internetit (FOTO)
Previous article SHOKON ISH-BOSI I FORMULA 1/ Bernie Ecclestone: Njerëzit me ngjyrë janë më racistë se njerëzit e bardhë

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT