• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD DJEG MANDATET?! Si e komenton mazhoranca vendimin e Bashës (VIDEO)
Home
Politikë

PD DJEG MANDATET?! Si e komenton mazhoranca vendimin e Bashës (VIDEO)

18 February, 2019 F.autor Politikë

Si e komenton mazhoranca vendimin e liderit demokrat Lulzim Basha për t’i propozuar grupit të tij parlamentar djegien e mandateve të deputetëve?!

Musa Ulqini deputet i Partisë Socialiste thotë se mandatet janë të popullit dhe se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

“Edhe partia ime ka provuar forma jashtë parlamentit dhe asnjëherë nuk ka funksionuar. Mundësitë maksimale janë brenda parlamentit”, u shpreh Ulqini pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, deputeti Arben Kamami thotë se edhe nësë digjen mandate e opozitës, nuk krijohet asnjë problem. “Mandatet do t’i pranojnë ata që vijnë pas tyre në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit 2017”, u shpreh Kamami për mediat.

Pjerin Ndreu, deputet socialist, thotë se Kuvendi është funksional pasi ka mazhorancë.

“Parlamenti është i shumicës. Ne kemi mazhorancën dhe Kuvendi është funksional”, u shpreh ai.

Edlira Bode, deputete e PS: Opozita të veprojë si të dojë, është vendim që i takon asaj

PS ka 74 mandatet e marra në Qershor 2017 dhe numrat e 3 ish-deputetëve të PDIU dhe një të PSD, që shkon në 78 mandate, të mjaftueshme formalisht për ecurinë e punimeve të Kuvendit.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ai ju drejtua deputetëve: Vijoni punën për zgjedhjet lokale pavarësisht se çfarë bën opozita

Dje lideri demokrat Basha tha se ka vendosur t’i kërkojë grupit të PD-së të djegin mandatet me planin e mëtejshëm sipas tij, për ta çuar vendin në qeveri tranzistore dhe zgjedhje të parakohshme. Një vendim që Basha e shpalli pas protestës së opozitës së bashkuar të shtunën para kryeministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I BASHËS/ Ish-kreu i KQZ-s: “Nëse PD djeg mandatet, në parlament hyjnë parti të tjera”
Previous article SYGJERIMI I HULUMTIMIT/ Ja çfarë i bëni trupit nëse pini 6 kafe në ditë

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT