• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD DHE AKSIONI I SHTATORIT/ Përse Lulzim Basha ndodhet sot në pozitën më të vështirë
Home
Ekskluzive

PD DHE AKSIONI I SHTATORIT/ Përse Lulzim Basha ndodhet sot në pozitën më të vështirë

3 September, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha është rikthyer në këtë fillim shtatori me “energji” të reja. Ndonëse Basha sëbashku me aleaten e tij kryesore, Monika Kryemadhi u betuan se “lufta” për rrezimin e Ramës do vijonte edhe gjatë muajve të verës, duket se kjo gjë nuk ndodhi.

Jo vetëm që pushimet e tyre zgjatën edhe më shumë nga çfarë edhe elektorati i tyre priste, por Basha e Kryemadhi duket se muaj pas muaji po shtyjnë rrëzimin e qeverisë Rama duke u kthyer kështu situtatën në disfavor të tyre.

Dy reagimet e fundit të kreut të opozitës në “Facebook”, janë dy video mbi luksin sipas tij, të kryeministrit Rama për akomodimin e zyrave dhe pushimet.

Në to, përveç shprehjes tani në famshme “Rama ik”, nuk ka asnjë rrugëdalje, asnjë zgjidhje e asnjë shpresë per demokratët se si kjo lëvizje do të behet realitet. Pas gati 9 muajsh tanimë e pa sukses, çdo ditë që kalon e bën më të veshtirë misionin e kryeopozitarit.

Basha ndodhet sot padyshim në një nga momentet e tij më të veshtira si kreu i partisë demokratike.

Verën e shfrytëzoi për relaks kur shqiptarëve i premtoi ndryshe, protestat i ka lajmëruar në shtator por mbështetja duket edhe më e vogël se më parë e gjithashtu aleatët kanë ndryshuar mendim mbi negociatat me PS e kryeministrin Rama. Brenda PD duket se ka filluar një lëvizje për rihapjen e partisë nga ish anëtarë të Këshillit Demokrat si dhe ish deputetë, përmendim këtu Arben Ristatnin.

Por nuk përfundon këtu. Lulzim Basha vetëm dy dite me parë shpalli armike pjesën më të madhe të mediave të vendit, duke i prishur jo pak punë opozitës dhe sigurisht, atij vetë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Pas afateve ligjore, 13 Tetori nuk ka më as moral
Previous article BASKETBALL/ Vllaznia rikthehet në Ligën Ballkanike, ndeshja hapëse e turneut në Shkodër

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT