• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAZARET, LOJËRAT DHE TOPI”/ Cilat janë deklaratat e forta të ambasadores së SHBA, Yuri Kim që “trazuan” politikën
Home
Ekskluzive

“PAZARET, LOJËRAT DHE TOPI”/ Cilat janë deklaratat e forta të ambasadores së SHBA, Yuri Kim që “trazuan” politikën

4 June, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Gjithçka nisi më 21 maj kur ambasadorja e SHBA Yuri Kim bëri ate që është konsideruar nga shumë prej faktorëve politik e mediatik, një nga deklaratat më të forta ardhur nga nderkombetaret sa i përket Reformave në Shqipëri por jo vetëm.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, u shpreh Yuri Kim teksa i gjithë theksi u vu tek marreveshja “prapa krahëve”.

Po një ditë më vonë ambasadorja i mëshoi sërish pazareve duke thene se koha për lojra ka përfunduar.

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe e aftë e SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri lojera, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar”.

Ditën e djeshme, në perfundim te takimit plot 9 orë me Këshillin Politik ambasadorja e SHBA bëri një tjeter deklaratë që shkaktoi jo pak reagime, kur tha se tashmë “topi” është në fushën e Bashës.

“Sikurse jeni në dije jemi takuar për 9 orë të tjera dhe kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm.

Siç thashë dje në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të japë që të fitojë Shqipëria.

Çdo palë dha dhe fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë. Të gjithë kanë fituar dhe dua ti jap merita të veçanta partisë në pushtet.

Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet ata kanë privilegje dhe duhet të jepnin më shumë dhe e bënë.

Përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmjen. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë.

Është një marrëveshje që mund ta vendosë që ka në dorë integrimin e Shqipërisë. Përmban masa që janë adresuar nga ODHIR.

Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR.

Është koha për opozitën për partinë demokratik, për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët, dhe të thonë po për popullin shqiptar.

Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në dorën e tij.”

Ambasadorja  ndonese eshte vënë sot në “shënjester” nga opozita, duket e drejtperdrejtë në mesazhet që jep dhe e vendosur në çuarjen deri në fund të Reformave që janë zvarritur ndër vite.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Ja pse është kaq e vështirë marrëveshja për asgjënë…
Previous article COVID-19/ 88 viktima dhe 177 raste të reja në 24 orët e fundit në Itali

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT